Mbështetës të ish-presidentit brazilian, politikanit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, hynë me dhunë dhe përdhosën Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën Supreme të Brazilit, gjatë 8 janarit, teksa trazirat i ngjasuan sulmit të dy vjetëve më parë ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Dhuna në Brazili, që zgjati disa orë, theksoi polarizimin e thellë që ende po mbërthen vendin, disa ditë pas inaugurimit të presidentit majtist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili mundi Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale të tetorit 2022. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pasojat e sulmit ndaj institucioneve në Brazil

1
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, duke demonstruar kundër presidentit aktual, Luiz Inacio Lula da Silva, para Kongresit Kombëtar të Brazilit, në Brazili, më 8 janar 2023.

2
Forcat braziliane të sigurisë duke vepruar teksa mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro demonstronin para Kongresit në Brazili, më 8 janar 2023.

3
Mbështetës të ish-presidentit brazilian Bolsonaro duke përdhosur një dhomë në Pallatin Planalto, vendin zyrtar të punës të presidentit të Brazilit, gjatë një demonstrate kundër presidentit aktual Lula, në Brazili, më 8 janar 2023.

4
Mbështetës të Bolsonaros duke hyrë me dhunë një ndërtesë gjatë një demonstrate kundër Lulas, në Brazili, më 8 janar 2023.