Mbështetës të ish-presidentit brazilian, politikanit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, hynë me dhunë dhe përdhosën Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën Supreme të Brazilit, gjatë 8 janarit, teksa trazirat i ngjasuan sulmit të dy vjetëve më parë ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Dhuna në Brazili, që zgjati disa orë, theksoi polarizimin e thellë që ende po mbërthen vendin, disa ditë pas inaugurimit të presidentit majtist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili mundi Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale të tetorit 2022. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pasojat e sulmit ndaj institucioneve në Brazil

17
Disa persona duke qëndruar brenda një hapësire të Kongresit brazilian, pas përdhosjes nga mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro, më 9 janar 2023.

18
Njerëz duke qëndruar pranë një dritareje të thyer, pas trazirave të shkaktuara në Pallatin Planalto, nga mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro, në Brazili, më 9 janar 2023.

19
Një portret i ish-presidentit Bolsonaro shihet në tokë, pasi mbështetësit e tij sulmuan pallatin presidencial, në Brazili, më 9 janar 2023.

20
Një rrugë pothuajse e zbrazët, pas një proteste kundër presidentit Lula, në Brazili, më 9 janar 2023.