“T’du qashtu qysh je!”, Parada e Krenarisë në rrugët e Prishtinës
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë. Gjatë kësaj jave u zhvilluan aktivitete të ndryshme për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e komunitetit LGBTI+.

1
Shumë qytetarë morën pjesë në marshin e sivjetmë që kishte moton: “T’du qashtu qysh je!”.

2
Ky është viti i shtatë që në Prishtinë u organizua Parada e Krenarisë.

3
Në parada vazhdimisht është bërë thirrje që të lejohet martesa midis personave me gjini të njëjtë - gjë të cilën në Kosovë e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për Familjen.

4
Paradat e Krenarisë ndonjëherë shërbejnë edhe si protesta për të drejtat ligjore si martesat e të njëjtit seks.