Serbët e Kosovës udhëtojnë të organizuar drejt kutive të votimit në Serbi
Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Shumë qytetarë serbë të Kosovës janë nisur nga orët e hershme të së dielës drejt Serbisë, për të votuar në këto zgjedhje. Nga Graçanica u nisën disa autobusë, por numri më i madh i serbëve të Kosovës, që të organizuar u nisën për të votuar, ishte nga komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Facebook Forum