Ndërlidhjet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell: Kemi marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
  • Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
  • Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
  • Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.
  • Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
  • SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.
09:18 18.3.2023

Anketë e realizuar më 27 shkurt

Çfarë mendojnë qytetarët në Kosovë dhe në Serbi për propozimin evropian?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

09:36 18.3.2023

Kryeministri i Kosovës bisedon me kryetarin e BDI-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Ohër Ali Ahmetin, kryetar i partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim. Dy zyrtarët biseduan në prag të takimit të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Asnjëri prej tyre nuk u deklarua për media.

Kurti takon Ali Ahmetin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:26 0:00

09:59 18.3.2023

Çfarë thotë propozimi i BE-së?

Bashkimi Evropian ka publikuar më 27 shkurt tekstin e plotë të propozimit të tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksti është publikuar pas një takimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Teksti i propozimit përmban 11 nene. Se çfarë thonë ato, mund të lexoni këtu.

10:22 18.3.2023

Rezultati pozitiv arrihet me “vullnet politik, kurajë dhe pragmatizëm”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se bisedimet në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të prodhojnë “rezultat pozitiv” nëse palët tregojnë “vullnet politik, kurajë dhe pragmatizëm”.

“Nga kjo do të përfitonin të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet ndërmjetësuesit e BE-së dhe është e gatshme të ndihmojë”, shkroi Abbott në Twitter.

Vendi i tij e ka mbështetur propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG