Ndërlidhjet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell: Kemi marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
  • Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
  • Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
  • Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.
  • Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
  • SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.
08:01 18.3.2023

Mirëmëngjesi të nderuar lexues!

Radio Evropa e Lirë po nis mbulimin direkt të takimit të radhës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Takimi do të zhvillohet me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në agjendë të diskutimeve do të jetë një propozim i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim përmbajtjen e këtij propozimi. Diskutimet tani do të zhvillohen për zbatimin e tij.

Ndiqeni REL-in për të qenë të informuar në kohë reale me informacionet e reja.

08:09 18.3.2023

Fillimisht takime veç e veç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas këtyre bisedimeve do të pasojë takimi i përbashkët.

Borrell tha një ditë më herët se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të mund të bien dakord për rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve”, tha Borrell më 17 mars, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.

08:26 18.3.2023

REL-i në vendin e ngjarjes

Ekipi i Radios Evropa e Lirë gjendet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të përcjellë nga afaër takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ngjarja pritet të nisë nga ora 10:00 dhe do të zhvillohet në vilën shtetërore “Bilana” në Ohër.

Një përmbledhje të asaj që është paralajmëruar të ndodhë sot, ndiqeni në këtë video:

Sytë në Ohër
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

08:53 18.3.2023

Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?

Nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ato nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara në këtë drejtim, thonë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Aleksandar Popov.

Sipas tyre, nëse nuk ka nënshkrim, nuk ka as zbatim.

Por, pavarësisht kësaj, ata nuk presin që një dokument i tillë të nënshkruhet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Opinionet e analistëve, më gjerësisht, mund t'i lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG