Prishtina nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
Në Prishtinë, mbrëmjen e 11 korrikut, u ndezën qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës. Kjo ngjarje u organizua nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Ligjin Humanitar në Kosovë për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, masakër në të cilën forcat serbe vranë më 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

1
Në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, më 11 korrik, në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë u ndezën qirinj, për të nderuar viktimat.

2
Më 2021, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe dhe dënon mohimin e gjenocidit.

3
Në Bosnjë e Hercegovinë më 11 korrik u shënua 27-vjetori i masakrës në Srebrenicë,në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve '90.

4
Vrasjet në Srebrenicë konsiderohen si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid.