Mijëra persona marshuan në disa qytete të Francës më 18 tetor, për të shfaqur solidaritetin e tyre dhe për të dënuar vrasjen e një mësuesi. Mësuesit të historisë, Samuel Paty iu pre koka më 16 tetor jashtë shkollës ku ai punonte në Conflans-Sainte-Honorine, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij. Sulmuesi, një 18-vjeçar, me prejardhje çeçene, i lindur në Moskë, u vra nga policia.
Francezët nderojnë mësuesin e vrarë

1
Njerëzit u mblodhën në sheshin Republika të Parisit më 18 tetor. Njerëzit në mbarë Francën kanë bërë thirrje për lirinë e shprehjes dhe kanë nderuar mësuesin e historisë, që u vra, pasi shfaqi para nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed.

2
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Republika të Parisit. Të pranishmit brohoritën “Jo totalitarizmit të mendimit” dhe “Unë jam mësues”, për të përkujtuar mësuesin e vrarë, Samuel Paty.

3
Një grua ndez një qiri gjatë marshit në Paris më 18 tetor.

4
Njerëzit u mblodhën në Pallatin e Republikës në Paris, për të nderuar mësuesin e vrarë Samuel Paty. Kjo grua mban një shënim ku shkruan : “Unë jam mësuesi”.