Mijëra persona marshuan në disa qytete të Francës më 18 tetor, për të shfaqur solidaritetin e tyre dhe për të dënuar vrasjen e një mësuesi. Mësuesit të historisë, Samuel Paty iu pre koka më 16 tetor jashtë shkollës ku ai punonte në Conflans-Sainte-Honorine, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij. Sulmuesi, një 18-vjeçar, me prejardhje çeçene, i lindur në Moskë, u vra nga policia.
Francezët nderojnë mësuesin e vrarë

5
Një burrë mban në duar flamurin e Francës në të cilën shkruan “Liria e shprehjes”.

6
“Unë jam Samueli” është mbishkrimi që njëri prej pjesëmarrësve mban në duar në marshin e organizuar në Paris më 18 tetor.

7
Në marshin për Samuel Paty mori pjesë kryeministri i Francës, Jean Catex (majtas), kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo (në qendër) dhe zëvendëskryetarja e Parisit, Audery Pulvar (djathtas).

8
Për të kujtuar Samuel Patyn, tubime u organizuan edhe në Tuluz më 18 shtator.