Mijëra persona marshuan në disa qytete të Francës më 18 tetor, për të shfaqur solidaritetin e tyre dhe për të dënuar vrasjen e një mësuesi. Mësuesit të historisë, Samuel Paty iu pre koka më 16 tetor jashtë shkollës ku ai punonte në Conflans-Sainte-Honorine, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij. Sulmuesi, një 18-vjeçar, me prejardhje çeçene, i lindur në Moskë, u vra nga policia.
Francezët nderojnë mësuesin e vrarë

9
“Unë jam Samueli” shkruhet në maskën e kësaj gruaje që mori pjesë në marshin në Tuluz.

10
Në Montepelier, po ashtu shumë persona dola në rrugë për të dënuar vrasjen e mësuesit dhe për të kujtuar jetën e tij.

11
“Luftëtari i lirisë” është përshkrimi i fotografisë së Samuel Patyt, teksa njerëzit u mblodhën në Strasburg të Francës më 18 tetor.

12
“Liri, e shkrova emrin tënd me gjak”, thuhet në pankartën e një protestuesi në Strasburg.