Trajtimi i fëmijëve në Repartin e Pediatrisë pa kushte elementare
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.

1
Mjeku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut shihet duke lexuar një rëntgen ndërsa muri ku është vendosur paneli shihet i dëmtuar nga lagështia.

2
Një infermiere duke u kujdesur për një fëmijë të sëmurë të shtrirë në Repartin e Pediatrisë, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.

3
Aparati për sterilizim të mjeteve të punës i vendosur në hapësirë me lagështi, në një nga ordinancat e QKMF-së në Mitrovicë të Jugut.

4
Enët për sterilizimin e mjeteve të punës të vendosura mbi radiatorë dhe që mbahen në kushte joadekuate.