Kosova: Ndalimi i policëve dhe qytetarëve, veprim shovinist i Serbisë
Në dy ditët e fundit institucionet e Serbisë kanë ndaluar dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Dejan Jankoviq. Pas intervistimit, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq, policët e tjerë janë liruar. Por, probleme pati edhe për rreth 1.500 qytetarë të Kosovës që për më shumë se 20 orë u ndaluan në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë. Qeveria e Kosovës këto veprime po i cilëson hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Përmbajtja
-
23 nëntor 2024
Me dronë e fara, Prishtina lufton shpyllëzimin
-
22 nëntor 2024
Rusia e mban Kosovën në teh