Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

17:09 6.10.2019

Shkeljet kryesore që u evidentuan deri më tani nga vëzhguesit e DnV-së

  • Në 83 raste qytetarët kanë fotografuar votën
  • Fotografimi i votës është evidentuar në 53 vendvotime
  • Në 31 raste, qytetarët kanë publikuar fletëvotimin
  • Bërja publike e fletëvotimit ka ndodhur në 28 vendvotime
  • Në 96 raste është evidentuar qëndrimi i më shumë se një personi afër kutisë së votimit
  • 7300 persona kanë pasur vështirësi për gjetjen e vendvotimeve

*Rrjeti i Organizatave Demokracia në Veprim ka publikuar edhe parregullsi të tjera gjatë ditës. Ky rrjet i OJQ-ve që përbëhet nga 40 sosh, ka rreth tre mijë vëzhgues në terren në të gjithë territorin e Kosovës.

17:24 6.10.2019

Graçanicë, qytetarët presin ndryshime pozitive dhe qetësi

Qytetarët serbë të Graçanicës presin që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës, të kenë jetesë më të mirë dhe perspektivë për të rinjtë. Ata presin edhe vendosje të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që populli te jetojë i qetë.

Graçanicë, qytetarët presin ndryshime pozitive dhe qetësi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

17:37 6.10.2019

Ndalohen shtatë persona për fotografim të votës në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deri në orën 17:30, janë shoqëruar në polici shtatë persona të cilët kanë fotografuar votën gjatë procesit të votimit.

Shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Radion Evropa e Lirë se pesë nga shtatë personat e ndaluar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Policia e Kosovës deri më tani ka iniciuar shtatë raste të ‘cenimit të fshehtësisë së votimit’, pra në këto raste është bërë fotografimi i votës. Pesë nga këta persona janë ndaluar në mbajtje me aktvendim të prokurorit për 48 orë, ndërsa dy persona janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Osmanollaj.

Kosovë, 6 tetor, 2019.
Kosovë, 6 tetor, 2019.

Osmanollaj ka njoftuar se në këto raste janë konfiskuar edhe telefonat për hetime të mëtutjeshme.

Ndërkaq në fshatin Dujakë të Gjakovës, një person është arrestuar për “pengim të procesit të votimit”. Sipas policisë, ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet një vëzhguesi dhe menaxherit të qendrës së votimit.

"Ju njoftojmë se policia në Gjakovë në ora 15:50, ka marr informacion për një mosmarrëveshje në qendrën e votimit në fshatin Dujakë. Menjëherë zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë kuptuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy personave saktësisht një vëzhgues dhe menaxheri i qendrës së votimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dërguar Radios Evrpa e Lirë, ku njoftohet se personi i dyshuar tani është në ndalim policor.

17:56 6.10.2019

Mungesë e fletëvotimeve me kusht

Në disa vendvotime me kusht në Komunën e Prishtinës është raportuar për mungesë të fletëvotimeve me kusht.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mungesë vetëm të fletëvotimeve me kusht, e jo atyre të rregullta.

“Sipas informacioneve që i kemi pranuar nga Komisioni Komunal në Prishtinë, në qendrën e votimit që është vendosur në Fakultetin Filologjik, fletëvotimet janë shpenzuar, bëhet fjalë jo për fletëvotimet e vend votimeve të rregullta, por për fletëvotimet me kusht. Menjëherë, pas kësaj Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat dhe ka dërguar fletëvotimet nga rezervat në mënyrë që nëse ka votues me kusht që do të votojnë në këtë qendër atëherë të mund të përballojnë kërkesat”, tha Elezi.

Elezi gjithashtu përmendi se është raportuar që në shkollën “Dardania” në Prishtinë ka pasur mungesë të fletëvotimeve me kusht, me ç’rast materiali është duke u dërguar në këtë qendër të votimit.

Lexo edhe këtë: Kosnett: Kosova po zgjedh për një të ardhme prosperuese

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG