Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

14:01 7.10.2019

Gjuriq: Beogradi do të vendosë nëse Lista Serbe do të hyjë në Qeverinë e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, të hënën ka deklaruar që të gjitha vendimet, përfshirë edhe atë për pjesëmarrje eventuale të Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, nuk do të merren pa pajtimin e Beogradit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai i ka porositur autoritetet e Kosovës që të mos llogarisin në mbështetjen e pakusht të serbëve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Ata do të duhet të merren vesh me Listën Serbe në qoftë se dëshirojnë qeveri legjitime”, ka thënë Gjuriq.

Marko Gjuriq, foto nga arkivi
Marko Gjuriq, foto nga arkivi

Lidhur me mundësinë e vazhdimit eventual të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Gjuriq ka theksuar që kushdo që dëshiron të bisedojë me Beogradin, përfshirë edhe Albin Kurtin, nuk duhet të llogarisë që nga Serbia do të marrë gjithçka, por që, sipas tij, duhet të arrihet një kompromis.

13:38 7.10.2019

Vogel: Rezultati zgjedhor përcakton dinamikën e dialogut me Serbinë

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, thotë se fitorja e dy partive opozitare reflekton pakënaqësinë qytetare në Kosovë.

Toby Vogel
Toby Vogel

Vogel theksoi se dialogu me Serbinë mund të bëhet më i vështirë kur bëhet fjalë për idenë e presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve dhe kundërshtimit të kësaj ideje nga Vetëvendosje.

"Mendoj se tani, pozicioni i presidentit (të Kosovës, Hashim) Thaçi, i cili ka dalë në favor të disa ndryshimeve apo shkëmbimeve territoriale midis dy vendeve, do të bëhet gjithnjë e më i vështirë, sepse Vetëvendosje është kundër çdo ideje për diskutim territoresh me Serbinë. Kjo do ta komplikojë në masë të madhe dialogun", thotë Vogel.

Lexoni intervistën e plotë këtu.

13:17 7.10.2019

KQZ: Ende nuk dihet numri i votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara

Valmir Elezi, zëdhënës në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet numri i saktë votave me kusht, votave me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

“Nga votat me postë kanë arritur rreth 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur në adresë të KQZ-së. Pas shqyrtimit dhe verifikimit, ne mund të dimë saktë sa është numri i fletëvotimeve, po ashtu do të dihet saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa të refuzuara, pasi që mund të ndodhë që dikush i cili nuk ka qenë fare i regjistruara si votues jashtë vendit, të dërgojë fletëvotime me postë dhe në këtë rast fletëvotimi i tij refuzohet”, thotë Elezi.

Sa i përket votave të personave me nevoja të veçanta, Elezi thotë se numri i personave të regjistruar për të votuar përmes ekipeve mobile ka qenë 2.785 persona, por nuk dihet saktë se sa prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Po ashtu, sipas tij, edhe votat me kusht nuk dihet saktë deri në mbledhjen e materialit në Qendrën e Numërimit të KQZ-së.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare cilat janë duke u publikuar online nga KQZ nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

*Video: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Qendra e Numërimit: Vazhdon pranimi i materialit zgjedhor
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

12:52 7.10.2019

Demhasaj: Parashihet proces i vështirë i bisedimeve mes VV-së dhe LDK-së

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit e nxorën të parën Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa si parti të dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas asaj që kanë deklaruar para dhe gjatë fushatës zgjedhore, këto dy parti, pritet që të hyjnë në bashkëqeverisje.

Vjosa Osmani nga LDK dhe Albin Kurti nga LVV.
Vjosa Osmani nga LDK dhe Albin Kurti nga LVV.

Megjithatë, analisti politik, Arton Demhasaj parasheh proces të vështirë të bisedimeve për arritjen e koalicionit qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Në bazë të rezultateve që po i shohim, mund të jetë një qeveri që mund të krijohet nga Vetëvendosja me LDK-në, por që nuk mund ta kenë një shumicë të konsoliduar të dy të tretave të Kuvendit, pasi që do të jetë një qeveri që do të ketë në një mënyrë të obliguar që të hyjë në dialog me Serbinë dhe i duhen po ashtu dy të tretat e Kuvendit për të ratifikuar marrëveshjen që mund të arrihet. Atëherë, me gjasë mund të jetë pra edhe një parti e tretë që mund t’i bashkohet këtij koalicioni nëse arrihet, e që në mungesë të kalimit të pragut nga ana e Nisma-s, siç po shihet deri tani, mund të jetë pra AAK-ja që mund t’i bashkohet një koalicioni të tillë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arton Demhasaj.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG