Zgjedhje në kohë pandemie, por pa distancë fizike
Këto janë zgjedhjet e dyta që Kosova, në nivel kombëtar, i mban në kohë pandemie. Autoritetet kanë bërë thirrje për respektim të distancës fizike, por diçka e tillë nuk është parë në qendrën e votimit në një shkollë të Mitrovicës së Veriut.
Siç edhe mund ta shihni në fotografi, votuesit shihen shumë afër njëri-tjetrit, teksa presin për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit
Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.
Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.
Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna.
Votimi në veri
Një ekip i Radios Evropa e Lirë, konfirmon se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar edhe në veri të Kosovës.
Pamje nga qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferencë për media pas disa minutash për të treguar nëse janë hapur të gjitha vendvotimet, si dhe për të ofruar informacione për procesin zgjedhor.
Facebook Forum