Ndërlidhjet

Mbyllja e kutive të votimit
Mbyllja e kutive të votimit

Si u zhvillua procesi zgjedhor?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

11:33 22.10.2017
Deklarata e presidentit Thaçi pas votimit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:46 0:00

11:37 22.10.2017

KQZ: Deri në orën 11:00, dalja në zgjedhje mbi 10 për qind

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se dalja në zgjedhje, deri në orën 11:00, ka qenë 10.05 për qind.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, më 2013, Daka tha se dalja deri në orën 11:00, ishte 12 për qind.

Sa u përket zgjedhjeve, ajo tha se procesi po vijon normalisht dhe pa ndonjë parregullsi që duhet veçuar.

12:03 22.10.2017

Peterle: Zgjedhje të qeta dhe pa probleme

Shefi i Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle ka thënë se vëzhguesit e Misionit të BE-së kanë raportuar për proces të qetë zgjedhor në Kosovë.

Procedurat janë respektuar dhe kemi informata vetëm për disa probleme teknike”, ka thënë Peterle. Sipas tij, në përgjithësi zgjedhjet kanë filluar mirë dhe janë shënuar vetëm disa vonesa në hapjen e vendvotimeve të caktuara. Ai uroi që procesi të vazhdoj siç ka filluar.

Këto komente, zyrtari evropian i ka bërë gjatë vizitave që u ka bërë qendrave të votimit në Prishtinë.

12:18 22.10.2017

Lumezi: S’ka parregullsi të mëdha që dëmtojnë procesin

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se është një ditë e qetë dhe nuk kemi pasur ndonjë parregullsi gjatë procesit të zgjedhjeve.

Sot bëjmë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur një proces të drejtë të zgjedhjeve dhe të drejtën e votës. Ne jemi koordinuar edhe më KQZ-në edhe më Policinë e Kosovës që të ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura dhe të shpejta në çdo rast i cili përfundon me ndonjë dyshim të bazuar që është kryer ndonjë vepër penale”,ka thënë Lumezi .

Në anën tjetër, përmes një komunikate për media, Prokurori i Shtetit, ka njoftuar që deri në ora 12 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar dy raste me tre persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot.

“Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, 'Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin', i Kodit Penal i Republikës së Kosovë. Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, 'Asgjësimi i dokumenteve të votimit', i Kodi Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG