Ndërlidhjet

Mbyllja e kutive të votimit
Mbyllja e kutive të votimit

Si u zhvillua procesi zgjedhor?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

10:37 22.10.2017

Kandidatët meshkuj dominojnë në garën zgjedhore

Në garën për zgjedhjet lokale dominojnë kandidatët meshkuj. Për kryetarë komune, në garë janë 196 meshkuj dhe 8 femra. Kurse për këshilltarë në asambletë komunale, garojnë 4487 meshkuj dhe 2400 femra.

Gara zgjedhore po zhvillohet në 38 komunat e Kosovës. Votimi zhvillohet për kryetarin e komunës dhe këshilltarët e rinj nëpër asambletë komunale.

10:45 22.10.2017

Presidenti Thaçi: Zgjedhjet, test për demokracinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë janë një test për demokracinë.

Pas votimit ai ka ftuar qytetarët për një votim më masiv.

“Është një fillim i mbarë i ditës sot, shpresoj dhe besoj që i gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, mediat, KQZ, të gjithë vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm apo test i demokracisë të përmbyllet suksesshëm”, ka thënë Thaçi.

Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

11:01 22.10.2017

Avokati i Popullit, i hapur për ankesat eventuale

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se do të mbaj të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale për ankesat eventuale në procesin zgjedhor.

Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të Institucionit të Avokatit të Popullit gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës,cenim apo keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

11:18 22.10.2017

Gara për Prishtinën

Shpend Ahmeti (Lëvizja Vetëvendosje): I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin dhe të votojnë. Kjo është dita kur të gjithë jemi të barabartë dhe duhet ta ushtrojmë të drejtën kushtetuese, andaj i ftoj qytetarët që ta përmbushin sa më herët obligimin qytetar për të votuar.

Arban Abrashi (Lidhja Demokratike e Kosovës): I ftoj të gjithë, gratë, burrat, të rinjtë dhe të moshuarit të votojnë. Vota ka peshë, vota e ka zërin e vet si në Prishtinë ashtu edhe në të gjitha komunat tjera, andaj shfrytëzojeni të drejtën kushtetuese.

Lirak Çelaj (Partia Demokratike e Kosovës): Ta shfrytëzojmë këtë ditë për të votuar, këtë ditë për të cilën janë sakrifikuar shumë njerëz, është derdhur gjak për të arritur këtu. I ftoj qytetarët të votojnë të qetë, si gjithmonë, edhe kësaj radhe. Pavarësisht kush fiton, sot është ditë feste të cilës duhet t’i gëzohemi të gjithë.

Arbër Vllahiu (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës): Është një ditë e mirë ditë e veçantë. Dua t’i falënderoj ata që janë në punë sot dhe pres që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës edhe të rinjtë që votojnë sot për herë të parë, sepse ata po behën pjesë përbërëse e arkitekturës së qytetit. Dua që të votojnë më shumë ata sepse janë e ardhmja e Prishtinës.

Selim Pacolli (Aleanca Kosova e Re): Sot është ditë festive për gjithë Kosovën, njëkohësisht edhe komunën e Prishtinës. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG