Ndërlidhjet

Mbyllja e kutive të votimit
Mbyllja e kutive të votimit

Si u zhvillua procesi zgjedhor?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

16:19 22.10.2017

Komunat me pjesëmarrjen më të lartë dhe më të ulët në zgjedhje

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00, komuna e Mamushës, prinë me pjesëmarrje në zgjedhje. Në këtë komunë, deri në orën 15:00 kanë votuar 54 për qind e votuesve.

E dyta është komuna e Kllokotit, me mbi 45 për qind, pasuar nga Hani i Elezit, me mbi 40 për qind.

Këto të dhëna janë paraqitur në faqen zyrtare të KQZ-së.

Ndërsa komunat me daljen më të ulët janë, komuna e Skenderajt, me rreth 20 për qind, pasuar nga Komuna e Dragashit me mbi 22 për qind dhe komuna e Rahovecit me mbi 25 për qind të pjesëmarrjes në votime.

15:47 22.10.2017

Apostolova: Mendoni se për kë do të votoni

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka vizituar disa qendra të votimit nëpër komunat e ndryshme të Kosovë.

Gjatë vizitës që i bëri një qendre votimi në Dardani të Prishtinës, ajo se është pjesë e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe ka ftuar qytetaret që të votojnë.

"Qytetarët duhet të mendojnë se për kë duan të votojnë. Ne duam të shohim persona që janë meritor, njerëz që janë të respektuar, njerëz që e dinë punën, njerëz që kanë përgjegjësi dhe duar të pastra", ka thënë Apostolova.

Po ashtu, Apostolova ka qëndruar edhe në komunën e Mitrovicës veriore, ku ka folur për rëndësinë që ka pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.

Mendoni se për kë do të votoni”, ka thënë Apostolova.

15:39 22.10.2017

Braathu: Zgjedhjet në veri, në atmosferë të mirë

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15, mesatarja e daljes së votuesve në votime në Mitrovicë të veriut është rreth 15 për qind, në Leposaviq është rreth 18 për qind, në Zveçan është mbi 12 për qind, si dhe Zubin Potok është rreth 10 për qind.

Jan Braathu, shef i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), organizatë kjo e cila është duke lehtësuar dhe mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve në veri, ka thënë se procesi është dukë u zhvilluar pa probleme të mëdha.

Tash për tash është gjithçka në rregull, në atmosferë të mirë, qetë dhe pa probleme të mëdha. Kemi vetëm disa probleme të vogla, po asgjë jashtë standardit. Tash për tash gjithçka duket në rregull”, ka thënë Braathu.

Sipas tij, ka pasur njoftime për tentime për të votuar dy herë, por që tentime e tilla janë penguar. Ai ka thënë se ekziston një fokus i fuqishëm që të ruhet dinjiteti i procesit zgjedhor.

Jan Braathu, fotografi nga arkivi
Jan Braathu, fotografi nga arkivi

15:24 22.10.2017

KQZ: Dalja në zgjedhje, 29 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës është 29 për qind.

Këto të dhëna janë paraqitur në faqen zyrtare të KQZ-se, rreth orës 15.

Nga 1 milion e 890 mijë qytetarë me të drejtë vote, deri në orën 15:00 kanë votuar 515 mijë votuesë.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013, përafërsisht të të njëjtës kohë, kishin votuar 568 mijë ose mbi 31.96 për qind e votueseve”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG