Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
15:35 28.2.2022

Përforcimi i krahut lindor të NATO-s

Komanda e Forcave të Përbashkëta të Napolit ka treguar përgatitjet e NATO-s për përforcim të krahut të saj lindor.

“Përforcimi i krahut lindor të Aleancës kërkon përpjekje të mëdha të ushtrisë amerikane", është thënë në një postim në Twitter.

Aty është thënë se ky vendim është përgjigje ndaj situatës aktuale të sigurisë në Ukrainë”.

15:45 28.2.2022

Rusia ndalon fluturimet nga 36 shtete

Rusia ka ndaluar fluturimet nga kompanitë ajrore të 36 shteteve, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë.

Ky vendim vjen pasi Bashkimi Evropian ka marrë vendim për të ndaluar fluturimet e kompanive ajrore ruse në hapësirën e tij.

Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar po ashtu fluturimet e kompanive ruse në Britani, duke shtyrë Rusinë të marrë hap të njëjtë.

15:58 28.2.2022

Zvicra miraton sanksionet e njëjta ndaj Rusisë sikurse BE-ja

Berni ka thënë se Zvicra - tradicionalisht neutrale – do të miratojë sanksionet e njëjta ndaj Rusisë, ashtu sikurse Bashkimi Evropian, përfshirë ato ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ky është hap i madh për Zvicrën’, ka thënë presidenti zviceran, Ignazio Cassis në një konferencë për media.

16:06 28.2.2022

BE do t’i ndihmojë Ukrainës me inteligjencë nga satelitët e saj

Bashkimi Evropian i ka kërkuar qendrës satelitore që ka në Madrid të ofrojë inteligjencë për Ukrainën rreth lëvizjeve të trupave ruse.

Shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja është e vendosur për të rritur mbështetjen ushtarake për Kievin.

Ai ka thënë se sanksionet e bllokut ndaj Rusisë do të kenë kosto për Evropën.

“Mirëpo ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, apo do të na duhet të paguajmë çmim edhe më të lartë në të ardhmen”, ka thënë Borrell.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG