Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:19 28.2.2022

Vuçiq: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk mund të vlerësojë për momentin se sa real është rreziku që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, por, sipas tij, situata “nuk është aspak naive”.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, tha të dielën se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është një nevojë urgjente, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Duke folur në një ngjarje në Kragujevc të Serbisë, Vuçiq tha se ka dëgjuar për këtë ide rreth gjysmë viti më parë nga shërbimet e sigurisë serbe.

Sipas tij, kjo është “ide e lobistëve shqiptarë, e disa politikanëve nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, që t’i detyrojnë vendet e BE-së, që janë anëtare të Aleancës [së NATO-s] dhe që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se kjo mund të jetë “një justifikim për disa, që të thonë se duhet ta njohin Kosovën, sepse nuk kanë rrugëdalje tjetër” dhe se “nuk mund të jenë kundër kësaj”.

Katër vendet e BE-së e po ashtu edhe të NATO-s, që nuk e kanë njohur Kosovën, janë: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Qiproja është një tjetër vend i BE-së që s’e njeh pavarësinë e Kosovës.

Për më shumë lexoni këtu.

14:36 28.2.2022

OBSH: Furnizimet me oksigjen në Ukrainë po mbarojnë

Furnizimet me oksigjen, për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe sëmundje të tjera kritike, janë duke u pakësuar në Ukrainë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitale, çfarë do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt.

Sipas monitoruesve të OKB-së, gati 100 civilë janë vrarë në luftime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, shifrat e viktimave janë shumë më të larta.

Kiev, Ukrainë
Kiev, Ukrainë

OBSH-ja tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente të oksigjenit përmes Polonisë.

“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH-ja tha se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballen gjithashtu me mungesë të zeolitit - një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike.

14:56 28.2.2022

Përshëndetje për të gjithë ju që sapo jeni kyçur në blogun tonë!

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje lajmesh nga dita e pestë e luftës në Ukranë:

  • Bisedimet në Bjellorusi midis negociatorëve të Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur, por pritshmëritë nuk janë të larta.
  • Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian do të takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave pushtuese ruse që t’i dorëzojnë armët. Ai po ashtu ka kërkuar anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës në BE.
  • Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qytetet ukrainase, Kiev dhe Kharkiv, ndërsa një ndërtesë banimi në qytetin Çernihiv është goditur me raketë.
  • Rusia ka dyfishuar normën e saj të interesit në 20%, pasi monedha e saj është zhvlerësuar në nivele rekorde, si pasojë e sanksioneve të shqiptuara nga Perëndimi.
15:14 28.2.2022

Hungaria nuk lejon dërgimin e armëve në Ukrainë nëpër territorin e saj​

Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, ka thënë të hënën në Prishtinë se Hungaria nuk do të dërgojë trupa dhe armë në Ukrainë, “sepse nuk dëshiron të përfshihet në luftë”.

Ai i ka bërë këto komente para mediave, pas takimit që ka zhvilluar me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla.

“Ne kemi marrë edhe një vendim tjetër, ne nuk do të lejojmë që armët vdekjeprurëse të kalojnë nëpër territorin e Hungarisë. Ky vendim është kërkuar për të garantuar sigurinë në Hungari. Arsyeja e këtij vendimi është sepse këto dërgesa mund të kthehen në shënjestra të veprimeve armiqësore ushtarake”.

Szijjártó ka bërë këto deklarata ndonëse më 27 shkurt Hungaria ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Evropian, në të cilin ka mbështetur aktivizimin e Kornizës Evropiane të Paqes.

Megjithatë ai ka përmendur se Hungaria ka bërë ndër hapat më të mëdhenj humanitarë, duke përmendur dërgimin e ushqimit dhe ujit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG