Kroacia do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë
Të hënën, në një seancë, qeveria kroate do të mbyllë hapësirën ajrore kroate për avionët e kompanive ruse dhe do të marrë një vendim për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
Qeveria ka përgatitur një paketë masash në lidhje me krizën e shkaktuar nga sulmi rus në Ukrainë, e cila do të prezantohet në një seancë të qeverisë të hënën, tha kryeministri Andrej Plenkoviç në një konferencë për shtyp pas një takimi koordinues në ndërtesën e qeverisë kroate në Zagrebi.
Duke folur për dërgimin e pajisjeve ushtarake, kryeministri kroat shpjegoi se “bëhet fjalë për pajisje mbrojtëse, por edhe për disa pajisje të tjera, për t'iu përgjigjur kërkesës së Ukrainës”.
Suedia e mbështetë me armatim Ukrainën
Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson tha se dërgesat do të përfshinë 5,000 lëshues anti-tank, 5,000 copë mbrojtëse anti-plumb për ushtarët, 5,000 helmeta, si dhe 135,000 pako racione.
Ky vendim i Suedisë vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të blinte armë dhe do t'i dorëzonte ato në Ukrainë, hera e parë në historinë e BE-së që ndërmerr një hap të tillë.
Klitschko mohon se ka deklaruar se Kievi është i rrethuar nga rusët
Kryetari i kryeqytetit ukrainas Kiev, Vitali Klitschko ka mohuar se ka dhënë një deklaratë për Associated Press ku citohej të ketë thënë se qyteti i tij ishte "rrethuar" nga forcat ruse.
Klitschko thotë se nuk është kështu dhe në fakt është “dezinformim”.
Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha: "Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke mu referuar mua se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos u besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai.
Rreth 2,000 protestues të arrestuar në Rusi
Autoritetet ruse kanë arrestuar rreth 2,000 qytetarë që kanë marrë pjesë në protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës. Siç raportohet, deri më tani numri i të arrestuarave ka shkuar në mbi 5,000 persona. Arrestimet janë kryer në 48 qytete të Rusisë. Këto janë disa pamje të arrestimeve në qytetin Shën Petersburg të Rusisë. Përpjekja ruse për të pushtuar Ukrainën ka nxitur protesta në mbarë botën.