Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:46 27.2.2022

Putin e vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të vendosë forcat parandaluese të Rusisë – referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor – në gatishmëri të lartë, duke cituar ato që i ka konsideruar deklarata agresive të liderëve të NATO-s, dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës, transmeton Reuters.

Putin e vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

15:06 27.2.2022

Zelenskyi: Ukraina dhe Rusia pajtohen për të biseduar pa parakushte

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë do të takohen për të biseduar në kufirin bjellorus me Ukrainën, ka thënë zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy të dielën.

Këto bisedime, të parat prej kur Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, do të mbahen pa parakushte dhe janë rezultat i një bisede telefonike në mes të Zelenskyit dhe presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë zyra e presidentit ukrainas, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne jemi pajtuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, afër Lumit Pripjat”, është thënë përmes një deklarate.

Zelensky ka thënë më herët se nuk do të takohet me delegacionin rus në territorin bjellorus, sepse pushtimi i Rusisë është nisur edhe nga pjesë të Bjellorusisë.

As Rusia, as Bjellorusia nuk kanë lëshuar deklarata për negociata eventuale.

15:42 27.2.2022

BE-ja thotë se duhet të përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për miliona refugjatë ukrainas që vijnë në bllok, tha të dielën komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

"Unë mendoj se ne duhet të përgatitemi për miliona," u tha ajo gazetarëve në Bruksel, duke shtuar se ishte në favor të aktivizimit të direktivës së mbrojtjes së përkohshme të BE-së për të siguruar strehim për ata njerëz që vijnë në BE.

Në vitin 2001, direktiva ishte përgjigja e BE-së ndaj fluksit masiv të njerëzve të zhvendosur gjatë luftërave në Jugosllavi dhe Kosovë.

Sipas rregullave të tij, personave të zhvendosur nga vendet joanëtare të BE-së u jepet mbrojtje e menjëhershme dhe e përkohshme.

Bota hap dyert për ukrainasit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:43 0:00

15:47 27.2.2022

Urdhri i alarmit bërthamor të Putinit është pjesë e modelit të kërcënimeve të sajuara, thotë SHBA-ja

Urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin, për të vënë forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë është pjesë e një modeli të kërcënimeve të prodhimit të Moskës për të justifikuar agresionin, tha të dielën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

"Ne e kemi parë atë të bëjë këtë herë pas here. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, nuk ka qenë Rusia nën kërcënim nga Ukraina. E gjithë kjo është një model nga presidenti Putin dhe ne do t'i rezistojmë. Ne kemi aftësinë të mbrohemi, por gjithashtu duhet të thërrasim atë që po shohim këtu nga presidenti Putin", tha Psaki në programin "This Week" të ABC.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG