Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:45 27.2.2022

Papa Françesku: Le të heshtin armët

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Duke folur para një audience në Sheshin Shën Peter, ai ka bërë thirrje që armët të heshtin.

“Zoti është me ata që kërkojnë paqe, jo me ata që i drejtohen dhunës”.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për krijim të korridoreve humanitare për t’iu ndihmuar refugjatëve që dalin nga Ukraina.

Papa ka dënuar ata që besojnë në “logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”.

Papa Françesku.
Papa Françesku.

14:05 27.2.2022

Kryetari i Kievit: Nuk ka trupa ruse në kryeqytet

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se në kryeqytetin ukrainas nuk ka trupa ruse.

Ai ka thënë se zyrtarë “ushtarakë, ata për zbatim të ligjit dhe mbrojtja territoriale”, janë duke vazhduar “vëzhgimin dhe neutralizimin e sabotuesve”.

Siç kemi raportuar më herët, njerëzit në Kiev janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese nga ana e armikut”.

Klitschko ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se prej nisjes së pushtimit rus, 31 persona kanë vdekur në kryeqytet, prej tyre nëntë civilë.

Forcat ruse është raportuar se janë në afërsi të Kievit prej të premtes.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

14:15 27.2.2022

Në ankth të sulmeve

Ukrainasit kanë nisur të përgatisin kokteje molotovi në Kiev, pas shqetësimeve për pushtim eventual të Rusisë. Shpërthime janë dëgjuar që në orët e para të së dielës. Banorët janë fshehur nëpër garazhe dhe metro, për t’iu ikur sulmeve. Zyrtarët kanë nisur zbatimin e orës policore deri të hënën më mëngjes dhe askush nuk duhet të dalë jashtë.​

Banorët e Kievit përgatisin kokteje molotovi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:28 0:00

14:35 27.2.2022

Ukraina e çon Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se shteti i tij ka dërguar ankesë kundër Rusisë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, e cila zgjidh mosmarrëveshjet ligjore mes shteteve.

Ende nuk është bërë e qartë se në çfarë baza është dërguar rasti në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me bazë në Hagë.

“Ukraina ka dërguar aplikacion kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Rusisë”, ka thënë Zelenskyi në një postim në Twitter më 27 shkurt.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulim të nocionit gjenocid për të arsyetuar agresionin. Ne kërkojmë vendim urgjent duke urdhëruar Rusinë që të ndalë aktivitetin ushtarak tani”.

Ende nuk ka koment nga kjo Gjykatë.

Ajo zgjidh ankesat ligjore të dorëzuara nga shtetet lidhur me shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Kjo Gjykatë njihet si institucioni suprem gjyqësor në Kombet e Bashkuara.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG