Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:26 27.2.2022

Ukraina pretendon se 4,300 rusë kanë vdekur

Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar, ka diskutuar të dielën për humbjet që ka thënë se i janë shkaktuar Rusisë deri më tani.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se shifrat e tri ditëve të para janë preliminare dhe mund të ndryshojnë.

Sipas saj, 4,300 rusë kanë humbur jetën dhe një mori pajisjesh janë shkatërruar.

12:46 27.2.2022

Gjermania zotohet për rritje të shpenzimeve ushtarake

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje.

Duke folur në një takim urgjent në Parlamentin gjerman, ai ka thënë se 100 miliardë euro do të shtohen në buxhetin ushtarak për këtë vit.

Kjo nënkupton se Gjermania do të shpenzojë më shumë se 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Ky është një tjetër ndryshim në vendime rreth mbrojtjes në Gjermani, duke përfshirë një vendim të marrë më 26 shkurt, për të nisur dërgimin e armëve drejtpërdrejt në Ukrainë.

Kancelari Scholz ka thënë se bota ka hyrë “në një epokë të re”, pas pushtimit rus në Ukrainë dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

13:13 27.2.2022

Bota proteston kundër luftës

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme në botë për të mbështetur Ukrainën, e cila ka hyrë në ditën e katërt të luftës së shkaktuar nga sulmet e Rusisë.

13:27 27.2.2022

Guvernatori i Harkivit: Ukrainasit kanë kthyer kontrollin e qytetit

Raportohet se forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainë, Harkiv.

Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov ka thënë se kontrolli i Harkivit “është i gjithi i yni”.

“Forcat e armatosura, policia, forcat e mbrojtjes janë duke punuar dhe qyteti është duke u pastruar plotësisht nga armiku”

Trupat ruse kanë arritur të hyjnë në këtë qytet natën e kaluar.

Në disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale janë parë përleshje në mes të trupave ukrainase dhe atyre ruse.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG