Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:10 27.2.2022

Raportohet për përleshje në Harkiv

Në minutat e fundit ka pasur raportime për luftime në rrugët e Harkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve lokalë, trupat ruse kanë hyrë në qytet një orë më parë.

Në mediat sociale janë parë disa xhirime që shfaqin disa njësite ruse.

Zyrtarët e Harkivit kanë paralajmëruar banorët të mos dalin nëpër rrugë.

08:20 27.2.2022

Në Kiev dëgjohen shpërthime dhe sirena

Ka raportime për shpërthime edhe në pjesën perëndimore të Kievit.

Shpërthimet janë dëgjuar pas ndaljes së sirenave.

Kievi në mëngjesin e së dielës.
Kievi në mëngjesin e së dielës.

08:29 27.2.2022

Ukraina: Bota nuk ka besuar se do të rezistonim kështu

Teksa ukrainasit janë zgjuar në ditën e katërt të luftës, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i ka kërkuar botës të rrisë mbështetjen për Ukrainën.

Ai ka thënë se “72 orët e rezistencës” i kanë dëshmuar botës se mund të zmbrapset agresioni rus.

08:46 27.2.2022

Ku gjendet Harkivi?

  • Harkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, gjendet shumë afër Rusisë.
  • Ky qytet me popullsi 1.5 milion banorë, është rreth 30 kilometra larg kufirit dhe 80 kilometra larg qytetit rus, Belgorod.
  • Zyrtarët lokalë kanë thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar me rusët nëpër rrugët e këtij qyteti.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG