Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
23:30 26.2.2022

Rusia pritet të përjashtohet nga sistemi SWIFT

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e Komisionit Evropian si dhe Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë.

Një prej masave është edhe përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT, një sistem i pagesave ndërkombëtare.

“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar në nivel global”, thuhet në njoftim.

Sistemi SWIFT shërben si ndërmjetës dhe ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën.

Rusia e shfrytëzon shumë sidomos për pagesat e eksportit të gazit.

Përjashtimi nga SWIFT do ta dëmtonte ekonominë ruse, sepse transaksionet e përditshme do të duhej të bëheshin direkt midis bankave. Një gjë e tillë mund të shkaktojë vonesa dhe të jetë më e shtrenjtë.

Një masë tjetër që pritet të vendoset është edhe një masë kufizuese që do të pengojnë Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që minojnë ndikimin e sanksioneve të këtyre shteteve.

Komisionit Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara zotohen se do të angazhohen që të veprojnë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse.

Mes tjerash po ashtu paralajmërohen sanksione të tjera financiare ndaj zyrtarëve dhe elitave ruse të afërta me qeverinë ruse, si dhe familjeve të tyre, si dhe mundësive të tyre për të identifikuar dhe ngrirë pasuritë që ata mbajnë në juridiksionet e këtyre shteteve.

00:02 27.2.2022

Klitschko: Nuk ka kohë për të pritur

Derisa Ukraina po shkon drejt një tjetër nate të vështirë, legjenda e boksit Wladimir Klitschko i bëri një thirrje komunitetit ndërkombëtarë për t'i dhënë fund "luftës që Rusia ka nisur".

“Nuk ka kohë për të pritur sepse kjo do të çojë në... katastrofë humanitare”, thotë ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.

"Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus", thotë mes tjerash Klitschko.

Vëllai i tij Vitali Klitschko është kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ku është vendosur një shtetrrethimi që është thënë se do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

Njerëzit atje janë nën ethe pasi është paralajmëruar një sulm ushtarak rus.

00:16 27.2.2022

Johnson: Ukrainasit po luftojnë heroikisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se ukrainasit po "luftojnë heroikisht" dhe me "sukses të madh" në disa vende. Megjithatë, Johnson tha se duhet bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën në përpalljen e saj me Rusinë.

Sanksione më të ashpra, duke përfshirë një lëvizje konkrete për të përjashtuar Rusinë nga sistemi global i pagesave SWIFT, ishin të nevojshme, tha ai.

Kryeministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar është duke dërguar furnizime humanitare, ushtarake dhe financiare në Ukrainë.

Ai shtoi se 1,000 trupa po dërgohen për të ndihmuar me fluksin e refugjatëve duke thënë po ashtu se qeveria e tij "sigurisht do të ndihmojë njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre".

Në orët e mbrëmjes së vonë të 26 shkurtit, përmes një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e Komisionit Evropian si dhe Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë.

00:34 27.2.2022

Dy eksplodime masive raportohen në Kiev

Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës në afërsi të Kievit në Ukrainë.

Njëri nga shpërthimet sipas CNN, ndodhi rreth 20 kilometra larg qendrës së qytetit të Kievit.

Shpërthimi i dytë erdhi gjithashtu nga pjesa jugperëndimore e qytetit, në drejtim të aeroportit të dytë të madh të kryeqytetit.

Vendi ku ka ndodhur njëri nga shpërthimet në Vasylkiv, Ukrainë.
Vendi ku ka ndodhur njëri nga shpërthimet në Vasylkiv, Ukrainë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG