Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:20 26.2.2022

Doracaku i Millosheviqit në duart e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, sikur e ka “ringjallur” ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq.

Mesazhet që ai dërgoi disa ditë para sulmit në Ukrainë, përkujtojnë matricën e Millosheviqit, e njohur nga vitet ‘90 në Ballkanin Perëndimor.

Një material për ngjashmëritë në retorikën e Putinit dhe Millosheviqit, mund ta gjeni këtu.

12:53 26.2.2022

Për më pak se tri ditë, 100,000 refugjatë ukrainas në Poloni

Rreth 100,000 njerëz kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha Garda Kufitare e Polonisë.

"Fluksi i refugjatëve po rritet", tha zëdhënësja Anna Michalska.

Sipas saj, më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur që nga ora 06:00, të shtunën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Qeveria e Polonisë është zotuar se do të pranojë këdo që ik nga lufta në Ukrainë dhe se do t'u ofrojë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.

12:59 26.2.2022

Dita e tretë e luftës në Ukrainë

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë.

Në këtë fotogaleri mund të gjeni pamjet e fundit të kapura nga foto-reporterët botërorë:

13:07 26.2.2022

Kievi vendos shtetrrethim nga ora 17:00

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shpalli një shtetrrethim të ri për kryeqytetin ukrainas: nga ora 17:00 deri në 08:00, sipas kohës lokale.

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot (26 shkurt), zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

“Të gjithë civilët në rrugë gjatë shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”, shkroi Klitschko në Twitter.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG