Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
07:45 26.2.2022

Ukraina: Mbi 3,500 ushtarë rusë të vrarë

Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.

Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër.

Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Rusia, deri më tash, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale.

07:54 26.2.2022

Mediat amerikane: Zelensky refuzoi ofertën për evakuim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, raportojnë mediat amerikane.

Zelensky tha se “lufta është këtu - unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim”, raporton Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës.

Washington Post citon gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të kenë thënë se Qeveria amerikane është e përgatitur për të ndihmuar Zelenskyn.

“Kur të na sulmoni, do t’i shihni fytyrat tona, jo shpinën”, tha Zelensky të enjten, duke iu drejtuar ushtrisë ruse.

“Ne jemi të gjithë këtu dhe do të qëndrojmë kështu”, tha ai në një video të postuar në Facebook, ku dukej i shoqëruar nga ndihmësit e tij kryesorë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

08:17 26.2.2022

Rusia pretendon kapjen e qytetit Melitopol

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja, raportuan agjencitë ruse të lajmeve, Interfax dhe Sputnik, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor të Ukrainës, Mariupol.

REL nuk ka mundur ta konfirmojë lajmin në mënyrë të pavarur.

08:24 26.2.2022

Kievi goditet nga dy raketa

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e së shtunës nga dy raketa.

Tani për tani, është e paqartë se cilat ishin objektivat.

Sipas autoriteteve në Kiev, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi.

Reuters raporton se një raketë ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit.

Një fotografi e Reuters-it, e datës 26 shkurt, tregon një ndërtesë të rrënuar në Kiev.
Një fotografi e Reuters-it, e datës 26 shkurt, tregon një ndërtesë të rrënuar në Kiev.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG