Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
21:39 25.2.2022

Rama konfirmon vdekjen e shtetasit shqiptar, pjesëtar i ushtrisë ukrainase

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konfirmoi të premten se ka pranuar informacion për vdekjen e një shqiptari, pjesëtar të ushtrisë ukrainase, që po i reziston avancimit rus në Ukrainë.

Ai tha se shqiptari jetonte prej kohësh në Ukrainë, ku ishte i martuar ose bashkëjetonte me një ukrainase.

Mediat në Shqipëri gjatë mbrëmjes raportuan se shtetasi shqiptar, Emanuel Bazanji, 24-vjeçar me origjinë nga Elbasani, ishte vrarë në luftime në Ukrainë gjatë ditës së enjte.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërkaq shtoi se në Ukrainë jeton një komunitet prej 60 shqiptarësh të integruar. Sipas Xhaçkës, pesë ose gjashtë shtetas shqiptarë nga ky komunitet kanë kërkuar asistencë nga Shqipëria dhe se ambasadat e Shqipërisë në Poloni dhe Rumani janë vënë në dispozicionin e tyre për t’iu dalë në ndihmë.

22:23 25.2.2022

Me protesta kundër pushtimit të Ukrainës

Qytetarët e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, përmes protestave, kundërshtuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia, që nisi mëngjesin e 24 shkurtit. Ata u solidarizuan me popullin e Ukrainës dhe bënë thirrje për ndalimin e luftimeve.

Me protesta kundër pushtimit të Ukrainës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:13 0:00

22:53 25.2.2022

SHBA-ja do të ofrojë ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje shtesë të sigurisë për Ukrainën, teksa Qeveria në Kiev po përballet me pushtim të shkallës së gjerë, tha Pentagoni të premten, duke shtuar se ende nuk është vendosur se cila është mënyra më e mirë për të dërguar ndihmën.

“Dua të jem i qartë: Ne do të ofrojmë mbështetje shtesë të sigurisë për Ukrainën. Ne do ta bëjmë këtë. Por, si do të dërgohet kjo ndihmë, ende nuk është përcaktuar”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby dhe shtoi se “hapësira ajrore mbi Ukrainë është e kontestueshme”.

Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, SHBA-ja kishte realizuar disa dërgesa për forcat e armatosura ukrainase. Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes së jashtme në konflikt.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

23:10 25.2.2022

Presidenti ukrainas i gatshëm për bisedime të paqes me Rusinë

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, tha se Ukraina është e gatshme të mbajë menjëherë bisedime të paqes me Rusinë dhe për mundësinë e një armëpushimi.

Rusia ka thënë se do të bisedonte me delegacionin ukrainas, vetëm nëse ushtria ukrainase dorëzohej.

Zëdhënësi i presidentit Zelenskyi, Serhiy Nykyforov, shkroi në Facebook se mohonte deklaratat se “ne kemi refuzuar që të mbajmë bisedime".

“Ukraina ishte dhe vazhdon të jetë e gatshme për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve dhe për paqe. Ky është pozicioni ynë i pandryshueshëm”, tha ai.

“Ne jemi pajtuar me ofertën e presidentit rus. Në këtë moment, palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e mbajtjes së procesit negociues. Sa më shpejt që bisedimet të nisin, shanset janë të mëdha që t’i kthehemi jetës normale”, tha Nykyforov.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG