Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
15:29 25.2.2022

Assadi lavdëron pushtimin rus në Ukrainë

Në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin të premten, presidenti sirian, Bashar al-Assad ka lavdëruar pushtimin rus në Ukrainë, duke e cilësuar “korrigjim të historisë”, sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca siriane.

Assad ka dënuar “politikat destabilizuese të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, të cilat kanë çuar në degradim serioz të situatës në Lindje të Mesme”, është thënë në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit.

Putin ka mbështetur forcat qeveritare pro-Assadit gjatë luftës civile në Siri.

Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe ai sirian, Bashar al-Assad.
Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe ai sirian, Bashar al-Assad.

15:35 25.2.2022

Si do ta paguajmë luftën e Rusisë?

Deri më 24 shkurt, shumëkush në Ukrainë, Rusi, por edhe Perëndim, mund të mos ketë besuar se Vladimir Putin do të pushtojë fqinjin e tij. Lideri rus ka dëshmuar forcën. Sulme gjithandej, tym e zjarr nga bombardimet, banorë me valixhe që ikin... Si do ta paguajë bota luftën ruse në Ukrainë?​

Si do ta paguajmë luftën e Rusisë?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:10:22 0:00

15:51 25.2.2022

Aktivistë të organizatës joqeveritare Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe disa qytetarë të tjerë u mblodhën të premten pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.

16:00 25.2.2022

Gjermania: BE do të pranojë ata që i ikin dhunës në Ukrainë

Bashkimi Evropian do të pranojë të gjithë njerëzit që i ikin dhunës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Neve na duhet të bëjmë gjithçka për të pranuar pa vonesa njerëzit që janë duke iu ikur bombave, tankeve”, u ka thënë ajo gazetarëve teksa ka arritur në Bruksel për një takim me homologët e saj evropianë.

“Ne kemi provuar gjithçka për të shmangur këtë ditë (të pushtimit) mirëpo presidenti rus ka zgjedhur luftën në vend të jetëve të njerëzve. Për këtë arsye ne do të marrim të gjithë njerëzit që janë duke ikur tani”, ka thënë Baerbock, duke shtuar se ajo ka nisur të koordinohet për shpërndarjen e refugjatëve ukrainas me shtetet si Polonia dhe Kanadaja.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG