Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:20 25.2.2022

13:34 25.2.2022

Ministri ukrainas: Rusia po sulmon kopshte të fëmijëve dhe jetimore

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë të premten se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.

Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.

“Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”.

13:48 25.2.2022

Në Prishtinë protestohet kundër luftës në Ukrainë

Të premten në Prishtinë është protestuar kundër luftës që ka nisur Rusia në Ukrainë.

Disa qytetarë kanë protestuar pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse.

Nga viti 2005 Zyra Ndërlidhëse Ruse funksionon në Kosovë nën ombrellën e një akreditimi pranë misionit të UNMIK-ut që bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pjesëtarët e zyrave ndërlidhëse nuk i nënshtrohen asnjë regjimi të vizave dhe kanë të drejtë të hyrjes dhe qëndrimit në Kosovë. Ata pajisen me dokumente speciale nga OKB-ja dhe kanë të drejtë të hyjnë dhe të dalin nga territori i Kosovës sa herë që duan.

Përpos imuniteteve të tjera të përcaktuara me këtë rregullore, stafi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka imunitet të plotë “nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ vendor”.

Përveç stafit që ka imunitet, edhe ambientet e Zyrave Ndërlidhëse janë të paprekshme.

13:53 25.2.2022

Raportohet se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një baze ajrore afër Kievit

Ministrja ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e bazës ajrore në Hostomel afër Kievit, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Sipas saj, janë dashur 200 helikopterë rusë dhe forca tokësore për të fituar kontrollin.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG