Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
19:01 24.2.2022

Zyrtari ukrainas: Çernobili u kap nga forcat ruse

Uzina bërthamore e Çernobilit është pushtuar nga forcat ruse, tha të enjten një këshilltar i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të kotë nga rusët”, tha ai.

"Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot", tha Podolyak.

19:40 24.2.2022

Blinken bisedon me Borrellin për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për situatën e përshkallëzuar në Ukrainë.

“Dy liderët dënuan sulmin e paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj Ukrainës nga forcat ushtarake ruse. Ata theksuan zotimin e tyre të fuqishëm për sigurinë evropiane si dhe për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken vlerësoi koordinimin e ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket agresionit rus në Ukrainë dhe së bashku me shefin e diplomacisë së bllokut evropian u zotuan për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

19:56 24.2.2022

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Moska nisi sulm ndaj Ukrainës.

Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin e refuzoi diplomacinë, duke thënë se sulmi i 24 shkurtit ndaj Ukrainës ishte i paprovokuar dhe i paramenduar.

"Putin e zgjodhi këtë luftë", tha Biden, duke shtuar se Rusia tani do "të bartë përgjegjësi" për veprimet e saj.

Presidenti amerikan tha se nuk ka plane që të bisedojë me Putinin.

Sipas Bidenit, në sanksione do të përfshihen edhe eksportet, por po ashtu bankat dhe oligarkët.

Në rundin e ri të sanksioneve, sipas presidentit Biden, janë vendosur edhe katër banka ruse.

“Kjo nënkupton që çdo aset që ato kanë në SHBA, do të ngrihen”, tha ai.

Biden tha se sanksionet po ashtu do të godasin sektorin e teknologjisë.

Presidenti Biden përsëriti qëndrimin se forcat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar me Rusinë.

20:40 24.2.2022

Pamjet e luftës në Ukrainë kujtojnë ankthin e luftës në Kosovë

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mëngjesin e 24 shkurtit, ka kthyer kujtimet e qytetarëve të Kosovës afro 23 vjet më parë, kur forcat ushtarake serbe, pas fillimit të bombardimeve të NATOS-s në caqet serbe, kishin nisur spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Pamjet e luftës në Ukrainë kujtojnë ankthin e luftës në Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG