Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:04 24.2.2022

Bisedë me një shqiptar në Ukrainë

"S’kam para për të ikur jashtë shtetit", ka thënë Aleksandri, me të cilin Radio Evropa e Lirë ka biseduar rreth orës 13:00, më 24 shkurt.

Dëgjojeni një pjesë të rrëfimit të tij.

Biseda me Aleksander Lekhov, shqiptar nga Ukraina
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00


16:15 24.2.2022

Hungaria dënon sulmin rus

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se dënon veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, ashtu sikurse BE-ja dhe aleatët e NATO-s.

Si anëtare e bllokut evropian dhe NATO-s, e cila gjendet në kufi me Ukrainën, Hungaria nën Orbanin ka krijuar lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo gjë ka shqetësuar shumë partnerë të Perëndimit.

Orban, i cili me politikat e tij kundër migrimit ka sfiduar BE-në, ka thënë se një numër i refugjatëve ukrainas u janë afruar kufijve dhe se numri pritet të rritet.

Ai ka thënë se Hungaria është e “përgatitur për t’u kujdesur për ta dhe do ta përballojë këtë sfidë shpejt dhe në mënyrë efektive”.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

16:28 24.2.2022

Lavrov: Perëndimi nuk e respekton ligjin ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur sulm ndaj Ukrainës.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke tentuar ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, ka thënë Lavrov për agjencinë shtetërore të lajmeve, Ria Novosti.

“Ne kemi pasur diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, dhe anëtarët tjerë të NATO-s”, ka thënë ai.

Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë “gjithmonë e gatshme për dialog, që do të na kthejë te drejtësia dhe parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

16:41 24.2.2022

Si po sulmohet Ukraina?

Territori ukrainas është duke u sulmuar nga forcat ruse në disa drejtime:

  • nga rajonet separatiste në Donbas në lindje,
  • nga Bjellorusia në veri dhe
  • nga Krimeja e pushtuar në jug, transmeton mediumi britanik, BBC,

Pjesa më e madhe e luftimeve besohet se është përqendruar në lindje.

Banorët e Harkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, kanë thënë se dritaret e banesave janë dridhur nga shpërthimet e vazhdueshme.

Luftime janë raportuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev në veri dhe në qytetet Odesa dhe Mariupol në jug.

Sulmet ajrore nga Rusia janë kryer në bazat ushtarake ukrainase dhe aeroporte.

Ushtria ukrainase ka pretenduar se ka rrëzuar të paktën gjashtë aeroplanë, derisa Rusia beson se ka shkatërruar më shumë se 70 shënjestra ushtarake në Ukrainë, sipas BBC-së.

Shumë ukrainas po synojnë të gjejnë strehim apo të largohen nga qytetet e mëdha brenda Ukrainës.

Mijëra të tjerë janë parë duke u larguar nga Kievi.

Një grua me një vajzë të vogël duke pritur trenin për t'u larguar nga Kievi, 24 shkurt 2022.
Një grua me një vajzë të vogël duke pritur trenin për t'u larguar nga Kievi, 24 shkurt 2022.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG