Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
09:07 24.2.2022

Putin konfirmon "operacionin special"

Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion "special" për "çmilitarizimin" e Ukrainës.

Në një fjalim televiziv, drejtuar kombit, Putin u përpoq të justifikonte operacionin, duke pretenduar se ai është i nevojshëm për ta parandaluar Ukrainën nga sigurimi i armëve bërthamore - edhe pse Ukraina nuk ka shprehur synime të tilla.

"Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme", tha Putin, duke shtuar se separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar ndihmë.

Ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë armët dhe tha se Rusia "nuk e ka ndërmend të pushtojë territorin ukrainas".

09:14 24.2.2022

Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e dënoi operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm "të paprovokuar dhe të pajustifikuar" ndaj Ukrainës dhe shtoi se bota "do ta mbajë Rusinë përgjegjëse".

Ai tha se Rusia do të jetë përgjegjëse për "humbjet katastrofike të jetëve dhe vuajtjet njerëzore".

“Sot do të takohem me liderë të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7). Shtetet e Bashkuara, bashkë me aleatët dhe partnerët, do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë”, tha Biden.

Për më shumë, lexoni këtu.

09:19 24.2.2022

Stoltenberg: Kërcënim për sigurinë euroatlantike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi atë që e quajti sulm "të pamatur" të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai njoftoi se aleatët e NATO-s do të mblidhen në takim për të diskutuar "agresionin rus". Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por është në linjë me Perëndimin.

"Kjo është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

"Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës", tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se "Rusia duhet ta tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.

09:23 24.2.2022

Mëngjesi i 24 shkurtit në Kiev

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG