Lëkunden tregjet
Çmimet e naftës u rritën në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve ranë, pas raportimeve se Rusia ka nisur sulm të shkallës së gjerë kundër Ukrainës.
Çmimet e arit dhe jenit japonez - që konsiderohen si "streha të sigurta" gjatë pasigurive globale - u rritën po ashtu.
Disa udhëheqës të Ballkanit dënojnë sulmin rus
Udhëheqës të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës e dënuan operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, që nisi në orët e para të 24 shkurtit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se populli i Kosovës mbështet popullin e Ukrainës, teksa përballet me “pasojat e një lufte të paprovokuar, si rezultat i agresionit rus”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se "invazioni rus" në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
“Në këto çaste të trishta për Evropën dhe jo vetëm, ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës", tha mes tjerash Kurti.
- Për më shumë lexoni këtu.
Raportet e para për viktima
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se shtatë ushtarë të saj u vranë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse dhe se 15 të tjerë u plagosën.
"Mjetet e mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë goditur", citoi agjencia e lajmeve Interfax ministrinë ukrainase.
Video: Pamje nga Kievi mëngjesin e 24 shkurtit:
Tym e zjarr nga bombardimet, raketa të hedhura në rrugë, banorë me valixhe duke u larguar... Shikojini fotografitë që ka mbledhur REL.