Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:59 3.4.2022

Zelensky: Forcat ruse po kryejnë gjenocid në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për kryerjen e gjenocidit dhe përpjekjen për të eliminuar të gjitha kombet e Ukrainës, një ditë pas zbulimit të varreve masive dhe ekzekutimit të civilëve pranë Kievit.

“Ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit”, tha Zelensky për CBS.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës. Në Ukrainën kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, tha Zelensky.

Tre ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, Ukraina paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke akuzuar Rusinë për “planifikim të akteve të gjenocidit”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

16:45 3.4.2022

Blinkeni e quan “goditje të rëndë” vrasjen e civilëve në Buça

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të dielën se pamja e trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugë në Buça në Ukrainë është “goditje të rëndë”.

“Ju nuk mund të mos i shihni këto imazhe si një goditje të rëndë," tha Blinken për CNN një ditë pasi u transmetuanpamjet e tmerrshme të qytetit të rimarrë nga forcat ukrainase.

“Ky është realiteti i asaj që po ndodh çdo ditë për sa kohë që brutaliteti i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon”, tha Blinken.

Më herët, ministri i jashtëm i Ukrainës akuzoi forcat ruse për vrasjen e qindra njerëzve në këtë qytet.

Një trup i pajetë shihet në rrugët e Buçës.
Një trup i pajetë shihet në rrugët e Buçës.

16:22 3.4.2022

Kiev: 11 politikanë ukrainas po mbahen peng nga rusët

Më shumë se pesë javë pas fillimit të luftës në Ukrainë, gjithsej 11 kryebashkiakë ukrainas po mbahen peng nga forcat ruse, thonë zyrtarët në Kiev.

Politikanët lokalë nga rajonet e Kievit, Harkivit, Mikolajivit dhe Donjeckut janë të zhdukur, sipas zëvendëskryeministres ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Negociatat për shkëmbimin e të burgosurve janë duke u zhvilluar, tha ajo.

Deklarata vjen pasi Vereshchuk raportoi të premten se 86 ushtarakë dhe gra ukrainase ishin liruar nga rusët.

15:55 3.4.2022

Ukrainë: Rusia është tërhequr nga veriu

Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga veriu i vendit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë tha në deklaratën e së dielës se njësitë ruse janë tërhequr nga zonat në veri të vendit drejt Bjellorusisë fqinje.

Ushtria ukrainase tha se forcat e saj ajrore kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të Pripyat jashtë termocentralit bërthamor të Çernobilit dhe pjesën afër kufirit me Bjellorusinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG