Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:17 3.4.2022

Ukraina thotë se Mikolajivi është sulmuar me raketa

Disa raketa ruse kanë goditur qytetin-port ukrainas të Mikolajivit, tha të dielën Anton Gerashchenko, ndihmës në Ministrinë e Brendshme ukrainase.

Gerashchenko tha përmes një postimi në rrjetet sociale se autoritetet lokale kishin raportuar për sulmin.

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete në jug, përfshirë Odesën, Mikolajivin dhe Mariupolin, teksa po tentojnë që ta shkëpusin Ukrainën nga qasja në Detin e Zi dhe të krijojnë një korridor tokësor nga Rusia për në Krime, gadishull që Rusia e aneksoi më 2014.

Pamje të një sulmi të mëhershëm të kazermave ushtarake ukrainase në Mikolajiv.
Pamje të një sulmi të mëhershëm të kazermave ushtarake ukrainase në Mikolajiv.

12:48 3.4.2022

Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen për ta sulmuar Donbasin

Këshilltari presidencial në Ukrainë, Segey Nikiforov, tha për BBC-në se trupat ruse, që janë larguar nga rajoni i Kievit, janë dërguar në Bjellorusi për t’u përgatitur që ta rinisin një ofensivë në lindje të Ukrainës.

“Ata po tërhiqen nga veriu. Tani po i përqendrojnë përpjekjet e tyre për ta sulmuar lindjen, për ta rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, tha ai.

Më herët, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po dëshiron që ta marrë kontrollin e jugut dhe lindjes së Ukrainës.

12:13 3.4.2022

BE-ja paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Rusia do të përballet “me sanksione të mëtejme të BE-së” pas raportimeve për krimet e dyshuara të luftës nga forcat ruse në Buça, në periferi të Kievit.

Michel shkroi më 3 prill në Twitter se ishte i “shokuar nga pamjet e tmerrshme të mizorive të kryera nga ushtria ruse në rajonin e çliruar të Kievit”.

Ndërkaq, po të njëjtën ditë organizata Human Rights Watch tha se ka “dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Harkivit dhe rajonit të Kievit në Ukrainë”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

11:54 3.4.2022

Zhvillimet kryesore

Përshëndetje të nderuar lexues, nëse tani jeni kyçur në blogun tonë, këto janë zhvillimet kryesore të luftës në Ukrainë:

Luftimet: Rusia tha se ka goditur një rafineri të naftës dhe depo të karburanteve në qytetin-port të Odesës. Deri më tani, Ukraina nuk ka konfirmuar se është goditur rafineria e naftës, por vetëm ka thënë se infrastruktura kritike ka qenë cak i sulmeve ajrore dhe ka shtuar se deri më tani nuk ka njoftime për viktima. Ushtria ukrainase tha se ka zmbrapsur gjashtë sulme ruse në lindje, ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia dëshiron të marrë kontrollin e jugut dhe lindjes së vendit.

Evakuimet: Kryqi i Kuq ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për të evakuuar banorët e qytetit të rrethuar të Mariupolit. Autobusët, që do të përdoren për evakuim, janë nisur drejt Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Bisedimet: Kryenegociatori rus tha se bisedimet e paqes me Ukrainën nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohen. Megjithatë, një ditë më parë, pala ukrainase kishte thënë se një takim i tillë mund të ndodhë, pasi në negociata është shënuar përparim.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG