Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
11:04 3.4.2022

Guvernatori ukrainas: Rafineria më e madhe e naftës është shkatërruar plotësisht

Një rafineri e naftës në qytetin Kremençuk, në Ukrainën qendrore, është shkatërruar plotësisht nga sulmet ruse, tha guvernatori i rajonit Poltava, raportoi Reuters.

“Zjarri në rafineri është shuar, por ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe më nuk mund të operojë”, citohet të ketë thënë guvernatori, Lunin Dmytro.

Gazeta Kyiv Independent ka raportuar se sulmet me raketa më 1 prill kanë shkatërruar rafinerinë e naftës, që është më e madhja në Ukrainë.

Kremençuk është një qytet kyç industrial në Ukrainë.

10:53 3.4.2022

Neutraliteti i Ukrainës

Në rundin e fundit të negociatave direkte Ukrainë-Rusi, të mbajtur në Stamboll, negociatorët ukrainas u kanë paraqitur disa propozime homologëve rusë për ndaljen e agresionit. Mes tjerash, ata kanë dalë me idenë e statusit neutral për vendin e tyre, që do të thotë heqjen dorë nga çdo përpjekje për anëtarësim në ndonjë aleancë të huaj ushtarake. Në këmbim, ata kanë kërkuar garanci për sigurinë, që do të ofroheshin nga vende të tjera, si: Kanadaja, Turqia, apo Izraeli. ​

Për më shumë në këtë temë lexoni artikullin e mëposhtëm:

10:09 3.4.2022

Rusia thotë se ka sulmuar rafineri të naftës në Odesa

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e saj kanë shkatërruar një rafineri të naftës dhe tri depo të karburanteve. Rusia tha se ka kryer sulme precize nga deti dhe me raketa në rajonin e Odesës, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Kjo ministri tha se kjo infrastrukturë është përdorur nga Ukraina për të furnizuar trupat e saj në afërsi të qytetit Mikolajiv.

Ndërkaq, më herët, zyrtarët ukrainas thanë se ende nuk kanë njoftime për viktima nga sulmet e mëngjesit të sotëm.

Odesa, 3 prill 2022.
Odesa, 3 prill 2022.

09:47 3.4.2022

Nuk raportohet për viktima në Odesa

Zyrtari i ushtrisë ukrainase, Vladislav Nazarov, tha se deri më tani nuk ka njoftime për viktima nga sulmi në qytetin jugor të Odesës.

Ai shtoi se ndërtesa të infrastrukturës kritike janë dëmtuar nga sulmet me raketa, por nuk bëri të ditur se cilat ndërtesa kanë qenë cak i sulmeve.

Në mëngjesin e sotëm mediat raportuan për disa shpërthime në qytetin-port të Odesës. Zyrtarët ukrainas thanë se ky qytet është goditur nga sulme me raketa.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG