Armët bërthamore në luftën në Ukrainë
Tri ditë pas nisjes së pushtimit më të madh të një shteti tjetër evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenti rus Vladimir Putin çuditi botën me një njoftim.
Ai urdhëroi forcat bërthamore të Rusisë për "gatishmëri të veçantë".
Në rast se dikush nuk do të merrte mesazhin e parë, Dmitry Kisleyov, një prezantues bombastik në televizionin shtetëror, përsëriti disa orë më vonë: "Tani e gjithë treshja bërthamore e Rusisë është vënë në gatishmëri speciale. Putini e ka paralajmëruar [botën]. Mos u përpiqni ta frikësoni Rusinë”.
Zyrtarët perëndimorë ia vunë veshin, megjithëse privatisht ata thanë se ishin më pak të shqetësuar me fjalët sesa me veprimet.
Por, a është gati Rusia të përdorë armë bërthamore në Ukrainë? Detajet i mësoni në tekstin e mëposhtëm:
Rritet numri i viktimave nga sulmi në Mikolajiv
Zyrtarët ukrainas thanë se ka arritur në 33 numri i viktimave nga sulmi me raketa më 29 mars ndaj ndërtesës administrative në Mikolajiv. Ndërkaq, 34 të tjerë janë plagosur.
Ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar nën rrënoja për trupa të tjerë, tha shërbimi emergjent ukrainas.
Nga sulmi rus është krijuar një vrimë në mes të zyrës qeveritare në Mikolajiv.
Guvernatori, Vitaliy Kim, zyra e të cilit ishte në këtë ndërtesë, tha se nuk ishte në vendin e punës në momentin e sulmit.
Sa pasuri kanë humbur oligarkët rusë?
Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Perëndimi ka sanksionuar oligarkët rusë.
Në infografikën e mëposhtme mund të mësoni se sa para kanë humbur tetë personat më të pasur rusë:
Papa po e shqyrton mundësinë që ta vizitojë Kievin
Papa Françesku tha të shtunën se ai po e shqyrton mundësinë që ta vizitojë kryeqytetin ukrainas, Kiev.
I pyetur nga gazetarët teksa po udhëtonte nga Roma në Maltë, nëse ai po e shqyrton ftesën nga politikanët dhe autoritetet fetare ukrainase, Papa u përgjigj:
“Po, kjo ofertë është në tavolinë”.
Megjithatë, Ati i Shenjtë nuk dha më shumë detaje.