Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
23:04 1.4.2022

Lexues të nderuar. Ne këtu po e ndërpresim mbulimin e drejtpërdrejtë të luftës në Ukrainë, për t’u rikthyer sërish nga ora 7:00 e mëngjesit.

Zhvillimet kryesore të ditës së premte kanë qenë:

  • UNESCO thotë se të paktën 53 vende historike ukrainase janë goditur që nga fillimi i luftës
  • Mbi 6 mijë njerëz u evakuuan të premten nga qytetet në vijën e parë të luftës
  • BE-ja i bëri thirrje Kinës të mos ndihmojë Rusinë që të shmangë sanksionet perëndimore
  • Ekipet e shpëtimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nuk mundën të arrinin në Mariupol të premten, për të ndihmuar operacionin e evakuimit të civilëve
  • Rusia nuk lejoi evakuimin e civilëve nga Mariupoli
  • Ukraina riktheu qytetin Buça
  • Rusia thotë se nuk do të ndërpresë ende furnizimin me gaz në Evropë
  • Rusia pretendon se zjarri në një depo karburanti në Belgorod filloi pasi dy helikopterë ushtarak ukrainas goditën këtë lokacion
  • Luftimet shpërthyen pranë kryeqytetit ukrainas Kiev
  • HRW-ja i ka bërë thirrje Ukrainës të hetojë krimet e mundshme të luftës
  • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se ende nuk është paraqitur “asnjë plan i miratuar” pas bisedimeve të paqes me Ukrainën
  • Negociatat Ukrainë-Rusi kanë vazhduar sot në formën “on line”
  • NATO-ja ka thënë se forcat ruse po rigrupohen për sulm
  • Trupat ruse janë larguar nga Çernobili
22:36 1.4.2022

UNESCO: Mbi 50 vende historike të Ukrainës janë dëmtuar

Mbrojtja e monumenteve në Kiev
Mbrojtja e monumenteve në Kiev

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Trashëgiminë Kulturore (UNESCO) thotë se të paktën 53 vende historike, ndërtesa fetare dhe muze të Ukrainës janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i luftës.

UNESCO thekson se lista nuk është përfundimtare dhe ekspertët vazhdojnë të kontrollojnë raportet për dëme të tjera.

Dëmet në 29 objekte fetare, 16 objekte historike, katër muze dhe katër monumente u verifikuan nga imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve.

Më shumë dhjetëra lokacione ndodhen në Kharkiv, një nga zonat më të prekura nga granatimet në Ukrainë.

Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendeve apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

22:01 1.4.2022

Ukraina thotë se “goditje të reja për ekonominë ruse po vijnë”

Pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba premtoi se “do të ketë edhe më shumë goditje për ekonominë, sistemin financiar dhe tregtinë ruse”.

Kuleba shkroi në Twitter se ai kishte biseduar me Blinken për mënyrat se si SHBA-ja mund të mbështeste më tej ekonominë dhe ushtrinë e Ukrainës.

Ai shtoi se është mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

21:14 1.4.2022

Në Ukrainë, numri i viktimave po rritet ndërsa granatimet vazhdojnë

Autoritetet rajonale në Mykolayiv dhe Odesa kanë konfirmuar viktima të tjera ndërsa sulmet ruse vazhdojnë në të gjithë Ukrainën.

Ata në qytetin jugor të Mykolaiv konfirmuan 31 vdekje pas një sulmi me raketa, të martën, në ndërtesën e administratës rajonale.

Në deklaratë shtohet se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë dhe se në orët e fundit janë nxjerrë viktimat nga rrënojat.

Ndërkohë, të premten, tre raketa goditën një zonë banimi në Odesa.

Guvernatori lokal, Maksym Marchenko konfirmoi se kishte viktima, por nuk dha më shumë detaje.

“Armiku sapo ka kryer një sulm me tre predha në vendbanim”, tha ai.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG