Riparimi i infrastrukturës së Mariupolit do të kushtojë 10 miliardë dollarë
Këshilli i qytetit të Mariupolit vlerësoi se rindërtimi i infrastrukturën së dëmtuar të qytetit, pas disa javësh granatime intensive, do të kushtojë të paktën 10 miliardë dollarë.
Ky është një vlerësim paraprak, përderisa po vazhdon lufta me Rusinë.
Fotografitë kanë regjistruar shkatërrimet në Mariupol, me ndërtesat e banimi, shkollat dhe spitalet që u shkatërruan plotësisht nga sulmet ajrore ruse.
Ndërkohë, mijëra njerëz, për javë të tëra kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë, ndërkaq që autokolonat humanitare po përpiqen të arrijnë në qytet.
“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.
OKB-ja kërkon të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporozhye
Garda bërthamore e OKB-së ka kërkuar që ekspertët e saj të lejohen të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporozhye të kontrolluar nga Rusia në jug të Ukrainës.
Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar kreun e agjencisë ruse bërthamore Rosatom.
Zaporozhye ra në duart e Rusisë në fillim të marsit, pasi raketat goditën objektin e trajnimit në atë vend, duke shkaktuar panik të gjerë.
Gjithashtu edhe Çernobili u pushtua nga Rusia në fillim të konfliktit, por në raportin e djeshëm thuhet se trupat e armikut u tërhoqën nga ai vend dhe nga qyteti i afërt ukrainas.
Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ky largim ishte “një hap në drejtimin e duhur”", duke shtuar se agjencia planifikon ta vizitojë “shumë shpejt”.
Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi tha: “Situata e përgjithshme e rrezatimit rreth termocentralit është krejtësisht normale. Ka pasur një nivel relativisht më të lartë të rrezatimit të lokalizuar, për shkak të lëvizjes së mjeteve të rënda gjatë pushtimit të termocentralit, gjë që është e qartë se mund të përsëritet rasti gjatë largimit”.
Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha se trupat ruse kishin marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi nga gërmimi i llogoreve në zonën e mbylljes rreth termocentralit.
Por Grossi tha se “nuk kemi asnjë konfirmim” se ushtarët janë goditur.
Ministria e Jashtme e Çekisë u kërkon diplomatëve rusë të braktisin “anijen që po fundoset”
Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë u bëri thirrje diplomatëve rusë që të largohen dhe të mos jenë bashkëpunëtorë në “shkatërrimin apokaliptik” të Ukrainës nga Moska.
Në një letër të postuar në Twitter më 1 prill, ministria theksoi e u lutet “atyre prej jush që kanë ndërgjegje dhe që kanë ende aftësinë për të njohur të keqen: dilni nga rrethi i bashkëpunëtorëve”, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Rusia lavdëron Indinë për qëndrimin ndaj Ukrainës
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij në Indi.
Pas takimit të tyre në Delhi, Lavrov lavdëroi Indinë që nuk e vlerësoi konfliktin në Ukrainë në “mënyrë të njëanshme”.
India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i armëve ruse.
Por, ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, “theksoi rëndësinë e përfundimit të dhunës dhe përfundimit të armiqësive”.
Në ndërtimin e lidhjeve me Rusinë, India mund të jetë duke kërkuar mbështetje kundër Kinës, me të cilën ishte përfshirë në konfliktin vdekjeprurës kufitar të vitit 2020.
Gjithashtu, ajo që i ndërlikon gjërat është fakti se edhe Kina ka pushuar së dënuari veprimet ruse në Ukrainë.