Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:01 1.4.2022

Miratohet plani i Kryqit të Kuq për evakuimet në Mariupol

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka thënë se është miratuar plani i tij për evakuime nga Mariupoli nga “autoritetet e nivelit të lartë” të Ukrainës dhe Rusisë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Organizata shpreson që evakuimet mund të ndodhin të premten dhe planifikon të udhëheqë 54 autobusë ukrainas dhe makina private në një konvoj jashtë qytetit të rrethuar.

Mirëpo Kryqi i Kuq nuk ka siguruar leje për ndihmë humanitare, dhe është nisur pa furnizime.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Ewan Watson ka thënë para gazetarëve në Gjenevë se “përpjekjet kanë qenë dhe janë jashtëzakonisht komplekse”.

Ai ka thënë se “mijëra njerëz” synohet të largohen të sigurt nga qyteti.

11:50 1.4.2022

Lavrov: Rusia “vlerëson përgjigjen e Indisë” për luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është në Indi, në kuadër të përpjekjeve për të fuqizuar lidhjet me Delhin.

Në një deklaratë të lëshuar para takimeve me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar, Lavrov ka thënë se Rusia vlerëson përgjigjen e Indisë ndaj luftës në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters.

“Ne e vlerësojmë që India është duke e analizuar këtë situatë në tërësinë e fakteve dhe jo vetëm në mënyrë të njëanshme”, ka thënë Lavrov.

India nuk e ka kritikuar Rusinë për pushtim të Ukrainës.

Ajo ka tentuar të ecë nëpër një litar diplomatik, teksa tenton të balancojë lidhjet e Moskës me Perëndimin.

Edhe Sekretarja e Jashtme britanike, Lizz Truss është në Indi me qëllim të forcimit të lidhjeve mes dy shteteve.

10:53 1.4.2022

Ukraina: Rusia po bllokon dërgimin e ndihmës në Mariupol

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të Mariupolit, ka thënë se Rusia është duke bllokuar dërgimin e ndihmës në qytetin e rrethuar dhe është duke parandaluar hapjen e “korridorit humanitar” në mënyrë që banorët të ikin nga luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Andryushchenko ka thënë në një postim në Facebook se Mariupoli mbetet i mbyllur më 1 prill, dhe se konvojet e ndihmës janë bllokuar, në pamundësi për t’ua dërguar banorëve gjërat e domosdoshme për jetesë.

“Qyteti vazhdon të jetë i mbyllur dhe me dalje shumë të rrezikshme përmes transportit publik”, ka thënë ai.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 31 mars se një konvoj i 45 autobusëve është drejtuar për në Mariupol, për të dërguar ndihmë për banorët e bllokuar me javë në këtë qytet.

Zyrtarë të ushtrisë ruse kanë thënë se janë të gatshëm të arrijnë armëpushim për të mundësuar hapjen e “korridorit humanitar”.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar situatën, mirëpo disa marrëveshje të tilla në të kaluarën, kanë dështuar ende para se të zbatoheshin.

Qyteti i Mariupolit ka pasur një popullsi prej 430,000 banorësh para shpërthimit të luftës.

Sulmet ruse në këtë qytet kanë shkatërruar një spital materniteti, qendra kulturore dhe shtëpi banimi.

10:19 1.4.2022

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG