Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
23:00 31.3.2022

Të nderuar lexues, këtu po e përmbyllim raportimin e drejtpërdrejtë për zhvillimet në Ukrainë, për t’u rikthyer në orën 07:00.

Këto janë zhvillimet kryesore të ditës së sotme:

  • Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes.
  • Kjo ministri, më vonë tha se do të hapë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhia të premten.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij po përgatitet për një ofensivë të re të ushtrisë ruse, në pjesën lindore.
  • Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe katër u plagosën rëndë kur forcat ruse bombarduan një kolonë evakuimi jashtë qytetit verior të Ukrainës, Çernihiv.
  • Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të dërgojnë më shumë armë vdekjeprurëse në Ukrainë.
  • Kompania e operatorit bërthamor të Ukrainës tha të enjten se trupat ruse po largoheshin nga centrali bërthamor i Çernobilit.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 31 mars se ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli.
  • Sipas SHBA-së, kjo kërkesë e Rusisë është një shenjë e "dëshpërimit" ekonomik dhe financiar të Moskës.
  • Presidenti amerikan, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin duket se po izolohet në Rusi dhe mund të ketë pushuar ose vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij.
22:32 31.3.2022

SHBA: Kërkesa e Rusisë për rubla për gaz është shenjë e 'dëshpërimit'

Kërkesa e presidentit rus Vladimir Putin që blerësit e huaj të paguajnë për gazin rus në rubla është një shenjë e "dëshpërimit" ekonomik dhe financiar të Moskës.

Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price të enjten, i cili vlerësoi se ky dëshpërim është shkaktuar nga sanksionet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Sipas tij, sanksionet, kontrollet e eksportit dhe masat e tjera ekonomike të vendosura në përgjigje të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt kanë pasur "një efekt të rëndësishëm, thelbësor dhe të thellë".

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

20:51 31.3.2022

Rusia thotë se do të hapë korridorin humanitar nga Mariupoli më 1 prill

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se do të hapë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhia të premten, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Agjencia citonte gjeneral-kolonelin Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, të thoshte se Moska po vepronte sipas një kërkese që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i kishin bërë presidentit rus, Vladimir Putin.

Qyteti i shkatërruar i Mariupolit
Qyteti i shkatërruar i Mariupolit

20:14 31.3.2022

Biden thotë se Putini duket se po izolohet

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten (31 mars) se presidenti rus Vladimir Putin duket se po izolohet në Rusi dhe mund të ketë pushuar ose vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij.

"Ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij," tha Biden pa treguar dëshmi për këtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG