Kryeministri norvegjez flet me Putinin dhe i kërkon atij t’i japë fund luftës
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, tha se i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të lejojë qasjen humanitare.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të dy liderët biseduan në telefon një orë më parë.
Stoere tha se “duhet të provohet gjitha në situatën aktuale”.
Norvegjia ndan një kufi me Rusinë në veriun e largët dhe është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s.
Pothuajse 30,000 refugjatë ukrainas kanë shkuar në Spanjë
Pothuajse 30,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar zyrtarisht në Spanjë që nga fillimi i pushtimit rus.
Kështu ka deklaruar të enjten kryeministri Pedro Sanchez.
Sanchez shtoi se numri mund të rritet në 70 mijë refugjatë në ditët në vijim.
Kryeministri italian: Putin tha se nuk është koha për armëpushim në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin i tha kryeministrit italian se ende nuk janë pjekur kushtet për një armëpushim në Ukrainë, tha të enjten Mario Draghi në një konferencë shtypi, kur u pyet për telefonatën e një dite më parë me Putinin.
Draghi theksoi gjithashtu se Putini tha se kontratat aktuale të gazit mbetën në fuqi dhe se kompanitë evropiane do të vazhdojnë të paguajnë në euro dhe dollarë.
“Ajo që kuptova, por mund të jem i gabuar, është se konvertimi i pagesës është një çështje e brendshme e Federatës Ruse”, tha Draghi.
NATO: Rusia po ripozicionohet, nuk po reduktohet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk po redukton operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, por është duke ripozicionuar forcat në rajonin lindor të Donbasit.
Gjatë bisedimeve në Stamboll, Rusia tha se do të reduktonte operacionet pranë Kievit dhe Çernihiv për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe për të krijuar kushte për negociata të mëtejshme”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Perëndimi ishin skeptikë rreth premtimit rus.
“Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”, tha Stoltenberg.