Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
11:07 30.3.2022

Ukraina: 12 të vrarë në sulmin në Mikolajiv

Sulmi ajror ndaj një ndërtese administrative në qytetin-port ukrainas të Mikolajivit ka vrarë 12 persona dhe ka lënë të plagosur pothuajse 30 të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas.

Sulmi ajror ndodhi më 29 mars.

Kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Senkevych, tha për BBC-në se në këtë ndërtesë qeveritare nuk ka pasur personel ushtarak, por “vetëm roje dhe njerëz të tjerë, që janë punëtorë administrativ”.

Senkevych tha se mendon se forcat ruse mund të kenë pasur për shënjestër guvernatorin rajonal, Vitaliy Kim, që nuk ka qenë në ndërtesë në momentin e sulmit.

“Aktiviteti i tij mediatik natyrisht e nuk u ndihmon rusëve dhe moralit të trupave të tyre, prandaj mendoj se ai sulm ishte për të”, tha ai.

Ndërtesa administrative në Mikolajiv e shkatërruar pas sulmeve ruse.
Ndërtesa administrative në Mikolajiv e shkatërruar pas sulmeve ruse.

10:10 30.3.2022

Gjermania aktivizon planin emergjent të gazit për të siguruar furnizime

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Gjermania ngriti nivelin e alarmit të planit të saj emergjent për gaz, teksa është rritur frika se Rusia do të ndërpresë furnizimet nëse shtetet perëndimore refuzojnë që të paguajnë për gazin rus me rubla.

“Do të krijohet një dhomë e krizave në ministri”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, gjatë një konference për media pasi shtetet e G7-ës refuzuan kërkesën e Rusisë për pagesën e energjisë ruse me rubla.

Masa e “parë parandaluese” e panit emergjent të Gjermanisë për gaz, është një masë “parandaluese” që ka për qëllim të sigurojë furnizimet me gaz, tha Habeck.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

09:36 30.3.2022

Guvernatori i Çernihivit nuk vëren zvogëlim të sulmeve ruse

Guvernatori i Çernihivit tha të mërkurën se nuk ka parë zvogëlim të sulmeve ruse pavarësisht premtimit të Moskës se do të bëjë një gjë të tillë në këtë qytet në veri të Ukrainës.

“Ai i besojmë këtij premtimi? Natyrisht se jo”, tha guvernatori, Viacheslav Chaus, përmes një postimi në Telegram.

“’Zvogëlimi i aktivitetit’ ushtarak në rajonin Çernihiv u demonstrua nga armiku duke kryer sulme në qytetin Nizhin, përfshirë sulmet ajrore, dhe gjatë natës ata kanë goditur edhe qytetin e Çernihivit”, tha ai.

09:11 30.3.2022

Zhvillimet e fundit

Përshëndetje të nderuar lexues. Nëse tani jeni kyçur në blogun tonë, këto janë zhvillimet e fundit:

  • Ushtria ukrainase tha se zotimet e forcave ruse që të tërhiqen nga Kievi mund të jenë mashtrim
  • Shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e së mërkurës në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kiev
  • Guvernatori i Lisiçanskut,në lindje të Ukrainës, tha se disa zona banimi janë granatuar. Ai tha se ende nuk dihet nëse ka viktima, teksa shtoi se disa banesa janë rrëzuar
  • Mbretëria e Bashkuar tha se njësitë ruse po kthehen në Bjellorusi dhe Rusi për t’u furnizuar dhe riorganizuar, pas humbjeve. Britania tha se Rusia mund të kompensojë zvogëlimin e sulmeve tokësore me sulme ajrore
  • Ukraina ka akuzuar forcat ruse se po kryejnë “veprime ilegale” ndaj banorëve të Zaporizhjas dhe Hersonit. Kievi tha se Rusia po bastis shtëpitë e banorëve, po arreston aktivistët pro-ukrainas dhe zyrtarët qeveritarë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG