Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:18 29.3.2022

Pentagoni: Rusia po ripozicionon forcat afër Kievit

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Rusia është duke “ripozicionuar” forcat e saj afër Kievit, mirëpo nuk është duke i tërhequr ato, andaj qyteti është nën rrezik.

“Po shohim numër të vogël që duket se po largohet, në ditën e njëjtë që rusët kanë thënë se po tërhiqen”, u ka thënë Kirby gazetarëve.

“Por ne nuk jemi të përgatitur për ta quajtur këtë gjë tërheqje”, ka thënë ai.

“Ne mendojmë se ata kanë në mendje ripozicionimin për të bërë prioritet diçka tjetër”.

Kjo deklaratë e Pentagonit vjen pasi Rusia është zotuar se do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” veprimet ushtarake afër Kievit dhe Çernihivit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

22:08 29.3.2022

Zelensky thotë se bisedimet me Rusinë mund të konsiderohen pozitive, por kërkon rezultate

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se sinjalet nga bisedimet për paqe me Rusinë, mund të konsiderohen pozitive, mirëpo ka shtuar se ato nuk kanë ndalur shpërthimet nga ana e Rusisë.

Në një adresim në orët e mbrëmjes, ai ka thënë se Kievi nuk ka arsye për të besuar në fjalët e disa përfaqësuesve rusë dhe ka thënë se Ukraina mund t’iu besojnë vetëm rezultateve konkrete nga takimet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

21:59 29.3.2022

Senatorët amerikanë duan që Rusia të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejta të Njeriut

Disa anëtarë të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të çojë përpara propozimin për largimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, duke përmendur pushtimin rus në Ukrainë.

Në një letër dërguar nga tetë demokratë dhe katër republikanë, i është kërkuar ambasadores amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, që të prezantojë një rezolutë për largimin e Rusisë nga ky institucion, pas raportimit për viktima, si dhe shkatërrim të ndërtesave të banimit, spitaleve dhe shkollave në Ukrainë.

21:19 29.3.2022

Tingujt e paqes

Teksa mijëra njerëz po vriten në luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë, një pianist nëntëvjeçar grek, i cili konsiderohet fëmijë gjeni, ka kompozuar një muzikë origjinale, për të përçuar një mesazh paqeje në botë.

Tingujt e paqes
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:33 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG