Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:01 29.3.2022

Abramovich merr pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll

Miliarderi Roman Abramovich, një prej oligarkëve rusë të sanksionuar nga Perëndimi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, po merr pjesë në bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll, që po mbahen sot, raportoi Reuters.

Kremlini më herët ka thënë se Abramovich ka luajtur rol në bisedimet e mëhershme të paqes.

Ky lajm vjen një ditë pasi Wall Sreet Journal raportoi se Abramovich dhe negociatorët ukrainas për paqe janë përballur me pasoja të helmimit të dyshuar më herët gjatë këtij muaji.

Ndërkaq, Sky News ka cituar ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, të ketë paralajmëruar pjesëtarët e delegacionit ukrainas, që gjatë takimit me palën ruse të mos hanë apo pinë.

“I kam këshilluar që kushdo që shkon në bisedime me Federatën Ruse të mos ha dhe pi asgjë, dhe është e preferueshme që të shmangin edhe prekjen e sipërfaqeve”, është cituar të ketë thënë Kuleba.

09:47 29.3.2022

Ukraina shpreson në hapjen e korridoreve humanitare

Ukraina shpreson që të jetë në gjendje të evakuojë civilët nga disa qytete të rrethuara, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Kjo nënkupton edhe hapjen e korridoreve humanitare në qytetin-port të Mariupolit – qytet i rrethuar ku 160,000 banorë janë të bllokuar – dhe që evakuimi të bëhet përmes makinave private, shkroi Reuters.

Të hënën, Ukraina paralajmëroi se disa rrugë ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të mundshme nga forcat ruse.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

09:13 29.3.2022

Erdogan: Bisedimet e Stambollit mund të hapin rrugë për takimin Zelensky-Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas, që mbahen sot në Stamboll, mund të hapin rrugë për takimin e liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

Në një adresim para negociatorëve, Erdogan tha se është koha që bisedimet të japin rezultate konkrete dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se “ndalja e kësaj tragjedie” varet nga të dy palët.

Erdogan tha se si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ashtu edhe ai rus, Vladimir Putin, ishin “miq të çmuar”.

Presidenti turk tha se të dy palët kanë “shqetësime legjitime”, por shtoi se ka ardhur koha që bisedimet të japin rezultate konkrete.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

08:40 29.3.2022

Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rivendos forcat e saj

Ministri e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme të “lokalizuara” në veriperëndim të Kievit, të cilat kanë rezultuar me njëfarë suksesi, duke zmbrapsur rusët nga një sërë pozicionesh.

Në informacionet e përditësuara lidhur me luftën në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi se forcat ruse ende paraqesin rrezik të madh për kryeqytetin ukrainas, Kiev, për shkak të aftësive të tyre për të kryer sulme ajrore.

Në jug të Ukrainës, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Rusia ka vazhduar ofensivën në Mariupol, duke kryer granatime, por tha se forcat ukrainase ende kanë nën kontroll qendrën e qytetit.

Në pjesë të tjera të Ukrainës, forcat ruse, po “mbajnë pozicionet bllokuese, teksa po tentojnë të riorganizohen dhe të rivendosin forcat e tyre”, tha kjo ministri.

I fiksuar pas Ukrainës: Si erdhi deri te pushtimi?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:57 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG