Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:15 28.3.2022

Heineken tërhiqet nga Rusia

Birraria holandeze, Heineken, tha se po tërhiqet nga Rusia. Kjo kompani është e fundit në listën e firmave perëndimore që po vendosin të largohen nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Ne kemi ardhur në përfundim se prania e biznesit tonë në Rusi më nuk është i qëndrueshëm e as i mir në mjedisin aktual”, u tha në deklaratën e Heineken.

Kompania tha se do të ndalojë shitjen dhe prodhimin e birrës së saj në Rusi, por do të pezullojë edhe investimet dhe eksportet në këtë shtet.

Rusët nisin të ndiejnë peshën e sanksioneve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

12:55 28.3.2022

Ukraina: Rusët po rigrupohen, por “nuk po mund të përparojnë”

Forcat ruse po rigrupohen, por nuk po mund të përparojnë askund në Ukrainë, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.

Hanna Malyar tha se forcat ruse po tentojnë të forcojnë pozicionet që veçse i kanë nën kontroll, por nuk po janë në gjendje të thyejnë mbrojtjen e Kievit. Ajo tha se forcat ruse “nuk kanë shpresë që ta marrin kontrollin e kryeqytetit” ukrainas.

“Deri më sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk po mund të përparojnë askund në Ukrainë”, tha ajo.

Një numër i njësive ushtarake ruse janë kthyer në Bjellorusi, përmes Çernobilit, për t’u rigrupuar dhe pas humbjeve të mëdha, pretendoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Përmes një postimi në Facebook, Shtabi tha se njësitë mund të rikthehen në përpjekje për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, Kiev.

12:36 28.3.2022

Kremlini: Bisedimet Rusi-Ukrainë mund të nisin më 29 mars

Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars, dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi siç tha ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tani.

“Përderisa ne nuk mund dhe nuk do të flasim për përparim në bisedime, fakti qëndron se takimet sy më sy janë të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se tash për tash, një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të ishte "kundërproduktiv".

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

12:18 28.3.2022

Rusët pyeten nëse e duan Putinin

Dhjetëra-mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Moska pushtoi Ukrainën një muaj më parë. Shumë nga ata që e kanë bërë këtë, kanë raportuar marrje të pakëndshme në pyetje - dhe të paligjshme - teksa kalonin përmes kontrollit të pasaportave në Rusi.

“Kur u largova nga Rusia, nuk isha i sigurt se po bëja gjënë e duhur”, tha 28-vjeçari Artyom Saprykin, një specialist i teknologjisë së informacionit (IT) nga Ufa, kryeqytet i rajonit të Bashkortostanit të Rusisë. "Tani, jam i sigurt", shtoi ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni më poshtë:


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG