Presidenti ukrainas insiston në 'integritetin territorial' të Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka insistuar në integritetin territorial të vendit të tij përpara bisedimeve me Rusinë në Turqi këtë javë.
Prioritetet e Ukrainës në bisedime do të jenë "sovraniteti dhe integriteti territorial", i tha Zelensky kombit të tij në fjalimin e tij të vonshëm më 27 mars.
Në një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin më 27 mars, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ra dakord të ishte nikoqir i bisedimeve dhe bëri thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare, tha zyra e tij.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU
Ukraina pezullon evakuimin e civilëve për shkak të “provokimeve”
Asnjë korridor për evakuimin e civilëve nuk do të jetë i hapur në qytetet e Ukrainës të hënën për shkak të kërcënimit të paraqitur nga ushtria ruse, sipas nënkryetares së qeverisë së vendit.
Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk tha se kishte raporte të inteligjencës rreth “provokimeve” të mundshme në ato zona.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për javë të tëra për sabotim të evakuimit të civilëve nga zonat veçanërisht të kontestuara.
Mbretëria e Bashkuar i kërkon sektorit publik të rishikojë kontratat me Rusinë
Britania e Madhe udhëzoi të hënën organet e sektorit publik që të rishikojnë çdo kontratë që kanë me firmat ruse dhe të konsiderojnë ndërrimin e furnizuesve, duke vënë në dukje se shumica e kontratave ekzistuese ishin për energjinë dhe mund të ofrojnë përfitime për shtetin rus.
"Paratë publike nuk duhet të financojnë makinën e luftës së Vladimir Putinit. Ne po kërkojmë nga spitalet, këshillat dhe organizatat e tjera në të gjithë sektorin publik që të shikojnë urgjentisht të gjitha mënyrat që mund të shkojnë më tej për të ndërprerë lidhjet e tyre tregtare me Rusinë," tha ministri, Steve Barclay, në një deklaratë.
Ukraina me ligj për kufizimin e shpërndarjes së informacioneve për ushtrinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar ligjin që kufizon shpërndarjen e informacioneve lidhur me ushtrinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që aktualisht është në fuqi. Kushdo që e shkel këtë ligj mund të dënohet deri me 12 vjet burgim.
Sipas dokumentit, ndalohet incizimi i lëvizjeve të personelit ushtarak, vendeve të granatimeve, emrat e rrugëve, ndalesat rrugore, dyqanet dhe fabrikat e tjera civile dhe ushtarake.
Ligji, që është nënshkruar nga presidenti Zelensky gjatë fundjavës, po ashtu ndalon publikimin e të dhënave lidhur me lëvizjen e ndihmës ushtarake nga shtetet e huaja.
Ky ligj nuk vlen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU