Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
07:43 28.3.2022

Dëmi në infrastrukturën e Ukrainës, mbi 63 miliardë dollarë

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar mbi 63 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë, është thënë në një vlerësim të Shkollës Ekonomike të Kievit.

Sipas këtij vlerësimi – që ka kalkuluar ndikimin ekonomik të pushtimit rus të Ukrainës deri më 24 mars – të paktën 4,431 ndërtesa banimi janë dëmtuar, shkatërruar apo marrë nën kontroll, së bashku me 92 fabrika dhe depo dhe 378 shkolla.

Përveç këtyre, kjo shkollë ka thënë se 12 aeroporte janë shkatërruar, dëmtuar apo kapur nga forcat ruse, si dhe shtatë termocentrale termale apo hidroelektrike.

Shkolla Ekonomike e Kievit tha se në vlerësimin paraprak, të publikuar më 17 mars lidhur me dëmet e shkaktuara në shkolla, është thënë se 3.5 miliardë dollarë vlerësohej të ishte dëmi i shkaktuar ndaj infrastrukturës arsimore ukrainase.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni pamje të dëmeve nga sulmet ajrore në qytetin ukrainas të Mariupolit

Pamje nga droni të shkatërrimit në Mariupol
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:32 0:00

07:08 28.3.2022

Shkollat në Kiev do të rinisin mësimin online

Nxënësit në kryeqytetin ukrainas, Kievi, do të mund t’i rikthehen mësimit sot, përmes platformave online.

Kryetari i Kievit njoftoi për rihapjen e shkollave, duke thënë se orët mësimore do të “përshtatet me pushtetet aktuale.... duke përdorur platforma të ndryshme mësimore”.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe punojë edhe në kushte të tilla të vështira të gjendjes ushtarake”, shkroi Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

“Ata po tentojnë të na frikësojnë, por nuk do të funksionojë”, tha ai.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga shteti që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko. Fotografi nga arkivi.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko. Fotografi nga arkivi.

06:49 28.3.2022

Mirëmëngjesi të nderuar lexues. Po, e rinisin mbulimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve në Ukrainë.

Ushtria ukrainase tha mëngjesin e 28 marsit se ka zmbrapsur pesë sulme të forcave ruse në rajonet Donjeck dhe Luhansk, që gjenden në lindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se po vazhdon të mos lejojë forcat e Rusisë që të fitojnë terren në rrugët kyçe dhe vendbanimet në qytetin e Kievit, teksa forcat ruse po tentojnë të thyejnë mbrojtjen ukrainase nga veriperëndimi dhe lindja.

Ukraina pretendoi se në Donjeck dhe Luhansk ka shkatërruar dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një automjet tjetër të forcave ruse.

Në raportin u ushtrisë ukrainase u tha po ashtu se ka viktima në mesin e ushtrisë ukrainase, teksa u pretendua se forcat ajrore ukrainase kanë shkatërruar katër avionë, një helikopterë dhe dy dronë.

23:04 27.3.2022

Lexues të nderuar këtu e ndërpresim mbulimin direkt të luftës në Ukrainë, për t'u rikthyer sërish nga ora 7:00. Zhvillimet kryesore të ditës së diel kanë qenë:

  • Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të transmetuar të dielën, më 27 mars.
  • Derisa ofensiva e Rusisë në Ukrainë është duke ngecur, ushtria ukrainase thotë se njësitet ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për në Bjellorusi - një shtet ky aleat i Rusisë - në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.
  • Ukraina dhe Rusia do të fillojnë bisedimet treditore në Turqi, të hënën më 28 mars, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton Reuters.
  • Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha të dielën, më 27 mars se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
  • Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dy pjesë, në mënyrë që të krijojë një rajon nën kontrollin e Moskës, pasi ajo nuk arriti të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.
  • Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje apo energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.
  • Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t'u bërë pjesë të Rusisë.
  • Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes.
  • Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.
  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG